LAJMI I FUNDIT:

Biden shpall planin ndërkombëtar të ndarjes së vaksinave – përfituese edhe Kosova

Biden shpall planin ndërkombëtar të ndarjes së vaksinave – përfituese edhe Kosova
Foto: Ilustrim

Shtete e Bashkuara do të dhurojnë 75 % të dozave të vaksinave, të papërdorura kundër coronavirusit.

Sipas njoftimit të Shtëpisë e Bardhë këto dhurime do të bëhen nëpërmjet programit COVAX, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Fillimisht SHBA do të dhurojë 25 milionë doza vaksinash, ndërsa plani është që deri në fund të muajit qershor të shpërndahen 80 milionë doza vaksinash, në mbarë botën. Vetëm 25% e dozave të vaksinave do të mbahen rezervë për raste emergjente në SHBA.


“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vepruar me të njëjtën urgjencë, si kemi demostruar në shtëpinë tonë, në përpjekjet ndërkombëtare të vaksinimit”, tha presidenti Biden në një deklartë.

25 milionë dozat e para të vaksinave që do të dhurohen, sipas Shtëpisë së Bardhë, 19 milionë do të shkojnë për programin COVAX. 6 milionë dozat e mbetura do të shpërndahen direkt nga Shtëpia e Bardhë për aleatët dhe partnerët e SHBA. Në këtë listë përfshihet dhe Kosova.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu në një postim në rrjetet sociale “mirënjohjen time më të thellë për presidentin e Shteteve të Bashkuara për dhurimin bujar të vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën. Njoftimi i sotëm është edhe një shembull tjetër i mbështetjes së palëkundur që vendi ynë ka gëzuar historikisht nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Biden ka qenë gjithmonë një mik i Kosovës dhe ky dhurim ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon t’i tregojë popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, faleminderit. Ne vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur në orientimin Euro-Atlantik”, shkroi ajo.

Shtëpia e Bardhë tha se 25 milionë dozat e para do të jenë vaksina nga kompanitë “Pfizer”, “Moderna” dhe “Johnson & Johnson”.

Plani i shumëpritur për dhurimin e vaksinave vjen ndërsa në SHBA më shumë se 63% e të rriturve kanë marrë të paktën një doze dhe pasi pabarazitë globale në furnizimin me vaksina janë bërë më të dukshme.

Presidenti Biden është zotuar se do të ndihmojë kombet e tjera me 60 milionë dozat e prodhuara në vend të vaksinës nga kompania AstraZeneca. Kjo vaksinë ende nuk është autorizuar për përdorim në SHBA, por është e aprovuar gjerësisht në të gjithë botën.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të enjten 12 raste të infektimit me coronavirus pas testimit të 2,676 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 qershor janë shëruar 182 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 1,652.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,447 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,243 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 72.637 persona.

Më 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori