LAJMI I FUNDIT:

Serbia në udhëkryq – me Rusinë apo me NATO-n?

Serbia në udhëkryq – me Rusinë apo me NATO-n?

Në vazhdën e zhvillimeve kur shtetet e rajonit po realizojnë stërvitje ushtarake me Aleancën e Atlantike të Veriut (NATO), Serbia në anën tjetër ka zgjedhur Rusinë, si kundërvënie ndaj këtyre stërvitjeve, shteteve anëtare si dhe atyre që kanë synim integrimin në këtë aleancë.

Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kjo e fundit ka publikuar revistën e rregullt ushtarake “Odbrana”, ku kanë veçuar donacionin e pranuar nga Rusia, me 30 tanke dhe mjete të blinduara të zbulimit BRDM-2MS, si dhe stërvitjen e përbashkët ushtarake me forcat speciale serbe dhe ruse të realizuara me 23 maj të këtij viti, në poligonin “Oresac”.


Për më tepër, ata veçojnë edhe një donacion të dhuruar nga Kina me 200 mijë vaksina kundër COVID-19 për pjesëtarët e ushtrisë serbe.

Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes rëndësi të veçantë i kushton edhe një stërvitje tjetër të planifikuar me forcat ushtarake ruse.

Revistën ushtarake ‘Mbrojtja’ e botuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes

Nga data 22 gusht e deri më 4 shtator të këtij viti, Ushtria serbe do të merr pjesë për të tetën herë me radhë në lojërat ndërkombëtare të tankeve në kompleksin ushtarak “Medja” në Rusi.

Përbërja e tyre do të jetë me dhjetë ekipe, nga të cilat do të zgjedhën tri ekipe garuese dhe një ekip rezervë.

Edhe vitin e kaluar, mediet ndërkombëtare patën informuar se Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të mbrojtjes për hapjen e një zyre në Serbi, me qëllim të zgjerimit të ndikimit dhe lidhjeve ushtarake me aleatin e saj tradicional në Ballkan, Serbinë, ndërsa kjo e fundit vazhdon të kërkoj anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori