LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për luftimin e krimit, korrupsionit e terrorizmit

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për luftimin e krimit, korrupsionit e terrorizmit

Prokuroria e Shtetit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, teksa u vlerësua se si e tillë, kjo marrëveshje do të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe integrimin evropian të të dyja shteteve.

Kryeprokurori i shtetit, Lumezi tha se përmes këtij memorandumi synojnë të rritin bashkëpunimin me Shqipërinë për të luftuar dukuritë negative si krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin dhe forma të tjera të krimit.


“Ky bashkëpunim ka të bëjë kryesisht me shkëmbimin e informacioneve dhe dhënien e provave të rëndësishme për kryerësit e krimeve. Përveç kësaj, do të ketë edhe shkëmbim të dokumenteve. Ky bashkëpunim do të jetë një kontribut për liberalizimin e vizave por edhe në integrimin në Bashkimin Evropian edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë. Sot jemi mbledhur për të nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit për luftimin e dukurive negative në Kosovë dhe në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me vendet tjera të rajonit, pasi e kemi parë se krimi është duke u paraqitur në forma të ndryshme siç është pastrimi i parave, terrorizmi, investimet”, tha ai.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja tha se bashkëpunimi mes këtyre institucioneve përkatëse ka ekzistuar edhe më parë, porse me këtë memorandum do të thellohen shërbimi i informacioneve dhe luftimi i dukurive negative. /Kp//Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori