Shprehitë e shpeshta ushqyese që dëmtojnë shëndetin e mëlçisë
![Shprehitë e shpeshta ushqyese që dëmtojnë shëndetin e mëlçisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/karbo-780x439.jpg)
Sëmundja kronike e mëlçisë është një problem i rëndësishëm shëndetësor në botë. Sidoqoftë, nuk është vetëm predispozicioni gjenetik që i shkakton problemet shëndetësore të këtij organi. Në shumë raste, ajo që hani dhe pini mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë me kalimin e kohës.
Nëse dëshironi ta mbani mëlçinë tuaj të shëndetshme, duhet të shmangni disa zakone të ngrënies që kontribuojnë në dëmtimin e saj.
Sheqeri
Nëse ëmbëlsira është pjesë e rutinës tuaj ditore, mund të keni probleme me mëlçinë.
“Ndër faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD) është marrja e madhe e sheqernave të thjeshta. Karbohidratet, kryesisht fruktoza, shoqërohen me NAFLD”, thotë dietologu nga IdealFit, Andal Grange.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/pica.jpg)
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara jo vetëm që janë të dëmshme për belin tuaj, ato gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtime serioze të mëlçisë.
“Pijet e gazuara shpesh përmbajnë nivele të larta ëmbëltuesish me një përmbajtje të lartë fruktoze. Ndryshe nga glukoza, e cila mund të përdoret për energji, fruktoza duhet së pari të përpunohet në mëlçi para se trupi ta përdorë atë”, shpjegon Kylie Ivanir, themeluese e Within Nutrition.
Më tej thuhet se kur fruktoza e tepërt arrin në mëlçi, ajo përdoret për të bërë dhjamë. Me kalimin e kohës, kjo mund të rezultojë në shumë dhjamë në qelizat e mëlçisë, gjë që mund të rezultojë në inflamacion dhe dëmtim të mëlçisë.
Dieta e pasur me yndyra
Një vakt i pasur me yndyra, të cilit i jeni përmbajtur, mund t’ju ndihmojë të humbni disa kilogramë, por kjo humbje peshe mund të jetë në dëm të shëndetit tuaj të mëlçisë.
Trista Best, një dietologe në Balance One Supplements, thotë se një dietë me shumë yndyra mund të krijojë një lloj mbingarkese, ku yndyra e tepërt mund të depozitohet në mëlçi sesa të filtrohet. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në zhvillimin e NAFLD.
Alkooli
Konsumimi i alkoolit me kalimin e kohës mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore të mëlçisë.
“Alkooli i tepërt me kalimin e kohës çon në inflamacion të tepruar të mëlçisë, i cili mund të çojë në dëmtime të përhershme. Ndërsa plagët përkeqësohen, funksioni i mëlçisë dëmtohet dhe gjendja i afrohet cirrozës dhe përfundimisht dështimit të mëlçisë”, thotë Taylor Graber.
Konsumimi i më shumë se një ose dy pijeve alkoolike në ditë do të çojë në akumulimin e një nënprodukti toksik të quajtur acetaldehid. Me kalimin e kohës, kjo i dëmton shumë qelizat tuaja të mëlçisë dhe mund të çojë në zhvillimin e cirrozës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë