LAJMI I FUNDIT:

Hazard del me reagim publik në lidhje me të ardhmen e tij

Hazard del me reagim publik në lidhje me të ardhmen e tij

Eden Hazard nuk i ka shijuar kohët më të mira që kur u bashkua me Real Madridin në vitin 2019, por ai është i vendosur të kthejë gjërat dhe e sheh të ardhmen e tij në Spanjë.

Anësori belg aktualisht është me kombëtaren, duke u përgatitur për Euro 2020, por kur turneu të mbarojë, ai është i bindur se do të veshë një fanellë të bardhë dhe do të tregojë cilësinë e tij të vërtetë.


“Unë nuk e shoh veten larg Real Madridit”, tha Hazard në një konferencë shtypi në kampin stërvitor të Belgjikës.

Nga Spanja raportojnë se Hazard u ka konfirmuar bashkëlojtarëve se dëshiron të rikthehet te Chelsea
Lexo po ashtu Nga Spanja raportojnë se Hazard u ka konfirmuar bashkëlojtarëve se dëshiron të rikthehet te Chelsea

“Kam tre vjet në kontratën time dhe kur të jem 100 për qind do të sjell shumë në ekip, unë e di se çfarë duhet të bëj. Tani për tani unë jam i përqendruar në Euro, por më pas do të shkoj të bëjë gjëra mëdha për Real Madridin”.

Pas një sezoni tjetër zhgënjyes, Hazard shpreson që problemet më të këqija të lëndimit të tij janë prapa tij dhe ai mund të përqendrohet në ndeshjen e tij përpara.

“Kam pasur një sezon shumë të pafat, gjithmonë kam qenë një lojtar shumë i fortë kur kam pasur qëndrueshmëri”, shtoi Hazard.

“E di që jam afër nivelit tim më të mirë tani dhe shpresoj të mos lëndohem përsëri. Kam disa vite të mrekullueshme përpara meje”.

Real Madridi vë në shitje dhjetë lojtarë – përfshirë disa nga yjet e skuadrës
Lexo po ashtu Real Madridi vë në shitje dhjetë lojtarë – përfshirë disa nga yjet e skuadrës

30-vjeçari është i bindur se do të jetë me Los Blancos sezonin e ardhshëm, por një njeri që nuk do të jetë është Zinedine Zidane, një trajner për të cilin Hazard dëshiron të ketë bërë më shumë për të.

“Unë jam i trishtuar për largimin e [Zidane], ai e di se sa e admiroj atë”, deklaroi Hazard. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori