LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli me tjetër përforcim nga Bundesliga, afër marrëveshjes me Gladbach për mesfushorin Neuhaus

Liverpooli me tjetër përforcim nga Bundesliga, afër marrëveshjes me Gladbach për mesfushorin Neuhaus

Liverpooli do të vazhdoj të përforcohet edhe më tej me futbollist që vijnë nga kampionati gjerman Bundesliga.

Gjiganti anglez ditë më parë kompletoi transferimin e parë për edicionin e ri, kur nënshkroi mbrojtësi francez Ibrahima Konate nga RB Leipzig.


Por duket se trajneri Jurgen Klopp dëshiron një tjetër përforcim nga kampionati gjerman dhe tani synohet mesfushori Florian Neuhaus.

24-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Borussia Moenchegladbach duke qenë lider i kësaj skuadre.

Neuhaus që luan në rolin e mesfushorit qendror, në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Mediat angleze dhe ato gjermane raportojnë se Liverpooli është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro për transferimin e gjermanit në Anfield.

Georginio Wijnaldum është larguar si i lirë nga The Reds dhe trajneri Jurgen Klopp e sheh Neuhausin si zëvendësuesin adekuat të holandezit.

Gjithsesi vlen të përmendet se në garë për gjermanin mbetet edhe kampioni në fuqi i Bundesligas, Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori