LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Rreth 20 mijë qytetarëve të prekur nga COVID-19 u janë paguar shpenzimet mjekësore

Ahmeti: Rreth 20 mijë qytetarëve të prekur nga COVID-19 u janë paguar shpenzimet mjekësore
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët që janë prekur nga coronavirusi.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.


Ahmeti ka thënë se nga kjo shumë kanë përfituar rreth 20 mijë qytetarë.

Ahmeti: 100 euro ndihmë për pensionistët e infektuar, 50 për qytetarët tjerë me COVID-19
Lexo po ashtu Ahmeti: 100 euro ndihmë për pensionistët e infektuar, 50 për qytetarët tjerë me COVID-19

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet.  Rreth 20 mijë qytetarë”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për ndihmën prej 50 eurove për qytetarët e infektuar me COVID-19, kurse për pensionistët ishte ndarë shuma prej 100 eurove. /Telegrafi/