LAJMI I FUNDIT:

Interi veçon tifozët shqiptarë, poston në rrjetet sociale festën e madhe në Tiranë

Interi veçon tifozët shqiptarë, poston në rrjetet sociale festën e madhe në Tiranë

Interi ka postuar një video atraktive dhe të bukur të tifozëve shqiptarë, të cilët festuan titullin e fituar në Serie A për sezonin 2020/21.

Nerazzurrët fituan para disa javësh titullin kampion në Serie A, duke çuar në 19 numrin e Scudettove në histori të klubit.

Kjo Scudetto erdhi pas plot 11 viteve dhe festa ishte e madhe nga çdo tifozë i Interit anë e kënd botës.

Tifozët kinezë të Interit krijojnë një shfaqje të pabesueshme me drita të komanduara nga dronët pas fitimit të Scudettos
Lexo po ashtu Tifozët kinezë të Interit krijojnë një shfaqje të pabesueshme me drita të komanduara nga dronët pas fitimit të Scudettos

Festa e tillë ishte edhe në Shqipëri apo më saktë në Tiranë, ku organizator ishin pikërisht grupi zyrtar “Inter Club Albania”.

“Inter Club Albania” organizoi një festë madhështore në qendër të kryeqytetit shqiptar dhe kjo nuk mbeti pa u vënë re nga klubi italian.

Është vet faqja zyrtare e Interit, e cila e ka postuar në rrjetet sociale festën e madhe të organizuar nga tifozët shqiptarë në Tiranë.

“Festa e mahnitshme Scudettos nga Inter Club Albania në Tiranë. Bravo djelmosha”, thuhet në postimin e Interit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Inter ??? (@inter)

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

“E tashmja dhe e ardhmja e shkëlqyer”, Messi i impresionuar nga talenti argjentinas

Ndërkombëtare
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Përfaqësueset
Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane

Ylli i Liverpoolit thyen rekordin 64-vjeçar në Kampionate Evropiane

Përfaqësueset
Kalo në kategori