LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Me suksesin e jashtëzakonshëm të ushtarakëve të FSK-së u konfirmua sot se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta

Osmani: Me suksesin e jashtëzakonshëm të ushtarakëve të FSK-së u konfirmua sot se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot kanë vizituar ushtarët të cilët kanë marr pjesë në Ushtrimin “DEFENDER – Europe 21”, i cili u mbajt në kampin në Babaj Bokes dhe në kampin në Deve në Gjakovë.

Presidentja Osmani ka thënë se është ditë e krenarisë së madhe për secilin qytetar të Kosovës që për dekada me radhë ka ëndërruar që ta ketë ushtrinë e Kosovës krah për krah me ushtrinë më të fuqishme në botë, me aleatin tonë më të fuqishëm e strategjik, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Jemi tepër krenarë, mburremi me secilin ushtar, me gra e burra të këtij vendi të cilët qe një kohë të gjatë kanë ushtruar që sot të na bëjnë krenarë gjithsecilin, por po ashtu dita e sotme është rikonfirmim i një aleance të fortë sa guri, një aleance ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ambasada e SHBA-së për ushtrimin e FSK-së me amerikanët: Më të fortë së bashku
Lexo po ashtu Ambasada e SHBA-së për ushtrimin e FSK-së me amerikanët: Më të fortë së bashku

E para e vendit ka theksuar se së bashku me shumë vende të tjera e rikonfirmuam sot orientimin tonë strategjik, e rikonfirmuam sot rrugën tonë të përbashkët përpara drejt integrimeve euroatlantike, dhe rikonfirmuam sot se gjaku i derdhur për këtë vend nuk ka shkuar huq.

“Me suksesin e jashtëzakonshëm të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të ushtrisë sonë, e cila është ndërtuar me shumë mund u konfirmua sot se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta dhe nuk ka kush se i lëkund ato”, ka theksuar Presidentja.

Përmbyllet me sukses stërvitja e njësive të FSK-së në kuadër të stërvitjes amerikane “Defender Europe 21”
Lexo po ashtu Përmbyllet me sukses stërvitja e njësive të FSK-së në kuadër të stërvitjes amerikane “Defender Europe 21”

Ajo më tej ka thënë se “22 vite më parë në këtë tokë që e shkelim sot derdhej gjak, por në qiellin që është mbi ne fluturonin aeroplanët dhe aty ishin shpëtimtarët tanë kurse sot i shohim bashkë me ne, me ushtrinë tonë vërtetë është një ndjenjë dhe emocion i veçantë dhe asnjëherë nuk është mjaftueshëm t’u themi faleminderit nga thellësia e zemrës”.

Presidentja Osmani ka shprehur falënderimin e saj për gjithsecilin për punën e jashtëzakonshme Ministrin e Mbrojtjes, Komandantin e Forcës së Sigurisë, por edhe secilin ushtarak që sipas Presidentes, kanë bërë çmos që në ditën e sotme ne të dalim faqebardhë jo vetëm para qytetarëve tanë, por mbi të gjitha edhe para aleatëve tanë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori