LAJMI I FUNDIT:

Napoli nuk përjashton shitjen e Insignes

Napoli nuk përjashton shitjen e Insignes

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, thuhet se nuk e ka përjashtuar shitjen e Lorenzo Insigne këtë verë, pasi kontrata e kapitenit skadon në qershor të vitit 2022.

Luciano Spalletti thuhet se është afër të marrë drejtimin e Napolit dhe duhet të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me Azzurrët.

Ish-trajneri i Interit dhe Romës pritet të zëvendësojë Gennaro Gattuson në Stadio Diego Maradona, por presidenti nuk mund të garantojë se do të mbajë kapitenin në skuadër.


Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti
Lexo po ashtu Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, bisedimet midis De Laurentiis dhe Spallettit filluan janarin e kaluar dhe ndërsa ata janë afër arritjes së një marrëveshje, presidenti ka qenë gjithmonë i qartë për strategjitë e tregut të transferimeve.

De Laurentiis do të punojë në rinovimin e kontratës së 29-vjeçarit, por nuk ka përjashtuar një shitje të mundshme këtë verë, për të shmangur një transferim falas verën e ardhshme.

Insigne e ka kaluar tërë karrierën e tij te Napoli, me huazime te Cavese, Foggia dhe Pescara në fillim të karrierës së tij për të fituar përvojën e kërkuar para se të hynte në ekipin e parë.

Agjenti i Insignes takohet me drejtuesit e Milanit
Lexo po ashtu Agjenti i Insignes takohet me drejtuesit e Milanit

Ai shënoi 19 gola në 35 ndeshje të Serie A me Napolin këtë sezon dhe ndihmoi klubin të përfundonte në vendin e pestë në Serie A nën urdhrat e Gattusos.

Por, Spalletti është paralajmëruar se kapiteni mund të largohet këtë verë, nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re përpara sezonit të ri. /Telegrafi/