LAJMI I FUNDIT:

Udhëtarët nga Britania do të duhet t’i nënshtrohen karantinës me të arritur në Francë

Udhëtarët nga Britania do të duhet t’i nënshtrohen karantinës me të arritur në Francë

Franca është bërë vendi i fundit evropian që vendos kufizime për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të përhapjes së variantit indian të coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të mërkurën, qeveria franceze njoftoi për një karantinë të detyrueshme për këdo që vjen nga Mbretëria e Bashkuar, megjithëse kohëzgjatja ende nuk është konfirmuar.

Përveç Francës, Gjermania po ashtu vendosi karantinë dy-javore për personat që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar.


Deri në javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 3,424 raste të variantit B.1.617.2.

Shefi mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, ka thënë se varianti indian është “më i transmetueshëm”, se sa varianti i Mbretërisë së Bashkuar që u identifikua për herë të parë në Kent, që ishte përgjegjës për valën vdekjeprurëse në vend të infeksioneve me coronavirus këtë dimër. /Telegrafi/