LAJMI I FUNDIT:

Talenti Benjamin Dibrani që luan te Bayern Munich i ka thënë ‘po’ Kosovës

Talenti Benjamin Dibrani që luan te Bayern Munich i ka thënë ‘po’ Kosovës

Një tjetër talent i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për mesfushorin në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani, i cili aktivizohet me ekipin U17 të klubit bavarez.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi.

“Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Dardanëve, duke filluar nga ekipi kombëtar U19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës”.


“Presidenti Ademi i ka dëshiruar mirëseardhje talentit të Bayernit, duke e uruar për një karrierë sa më të suksesshme. Ai e ka vlerësuar rolin e madh të Diasporës shqiptare edhe në aspektin e futbollit, ngase përfaqësimi i Kosovës nga talentet e tillë si Dibrani e vërtetojnë atdhedashurinë e përhershme të mërgimtarëve tanë dhe njëherësh e rrisin cilësinë në ekipet zinxhir të kombëtares sonë”, thuhet në njoftimin  FFK-së.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka theksuar tutje se Kosova gjithmonë do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë talentet e futbollit kudo që ata luajnë dhe që kanë dëshirë e vullnet për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Man Utd refuzoi një nga sulmuesit më klinik në Evropë për të nënshkruar me Hojlund

Man Utd refuzoi një nga sulmuesit më klinik në Evropë për të nënshkruar me Hojlund

Premier League
“Jam i shqetësuar”, legjenda e Real Madridit kritikon taktikat e Ancelottit këtë sezon

“Jam i shqetësuar”, legjenda e Real Madridit kritikon taktikat e Ancelottit këtë sezon

La Liga
“Kam qenë e izoluar dhe kam pasur pak kontakte me njerëz”, Majlinda Kelmendi rrëfen vështirësitë që ka pasur në karrierë

“Kam qenë e izoluar dhe kam pasur pak kontakte me njerëz”, Majlinda Kelmendi rrëfen vështirësitë që ka pasur në karrierë

Xhudo
Man Utd synon ta përforcojë mesfushën me yllin e Real Madridit – gati 67 milionë euro

Man Utd synon ta përforcojë mesfushën me yllin e Real Madridit – gati 67 milionë euro

Premier League
Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier

Leo Messi nuk hezitoi të përmend kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier

Ndërkombëtare
Kalo në kategori