LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Conte largohet nga Interi

Zyrtare: Conte largohet nga Interi
(Foto: Twitter/Inter)

Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionin e Serie A.

Pas raportimeve në mediat italiane se 51-vjeçari është në bisedime për ta shfuqizuar kontratën, ka ardhur njoftimi zyrtar nga zikaltrit për largimin e trajnerit.


“Interi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e kontratës së trajnerit Antonio Conte.

(Foto: Twitter/Inter)

“I gjithë klubi dëshiron ta falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, e cila kulmoi me Scudetton e nëntëmbëdhjetë”.

“Antonio Conte do të mbetet gjithmonë në historinë e klubit”, shkruan në njoftimin e Nerazzurrëve.

Interi nuk ka mundur ta shkarkojë trajnerin për shkak të kontratës së tij e cila ka qenë e vlefshme 12 milionë euro në sezon. Negociatat janë zhvilluar në lidhje me shumën që duhet t’i paguajë kampioni italian.

(Foto: Twitter/Inter)

Nerazzurrët kanë ofruar 6.5 milionë euro, kurse Conte ka kërkuar nëntë milionë për ta ndërprerë kontratën. Nuk dihet se cila është shumë për të cilën janë marrë veshe dy palët, por sidoqoftë kontrata tashmë është shfuqizuar.

Trajneri italian mori drejtimin e Interit në vitin 2019 dhe këtë sezon ia fitoi titullin e parë të Serie A pas 11 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori