LAJMI I FUNDIT:

“Kupola e hekurt” gabon, sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit – godet gabimisht një dron të ushtrisë izraelite

“Kupola e hekurt” gabon, sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit – godet gabimisht një dron të ushtrisë izraelite

Sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit i njohur si “kupola e hekurt”, ka rrëzuar aksidentalisht një dron të ushtrisë izraelite gjatë luftimeve të fundit me Hamasin në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarë të ushtrisë izraelite.

Siç raporton e përditshmja Haaretz, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka njoftuar se “kupola e hekurt” ka goditur dronin Skylark, kurse janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar faktorin që mund të ketë çuar te ky gabim, transmeton Telegrafi.


Skylark janë fluturake të vogla pa pilot që i ka ndërtuar Elbit Systems, kompania izraelite që merret kryesisht me prodhimin e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

Ato i përdor njësia Sky Rider nga korpusi i forcave ajrore të ushtrisë izraelite, që kryesisht shërbejnë për monitorim. E Haaretz shkruan se ushtria izraelite është e brengosur për këtë incident.

“Kupola e hekurt” është sistemi mbrojtës kundërajror me rreze të shkurta veprimi, i dizajnuar për të shpërthyer në ajër raketat e armikut.

Ai përdoret nga ushtria izraelite që nga viti 2011, dhe ka për qëllim zvogëlimin e numrit të viktimave nga sulmet me raketa mbi qytetet izraelite.

“Kupola e hekurt” është dizajnuar dhe zhvilluar nga kompanitë Rafael Advanced Defence Systems dhe Israel Aerospace Industries – me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori