LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së pyet Gërvallen se në çfarë gjendje e ka gjetur MPJ-në, ajo tregon se ka pasur shkelje të ligjit

Deputeti i LVV-së pyet Gërvallen se në çfarë gjendje e ka gjetur MPJ-në, ajo tregon se ka pasur shkelje të ligjit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca se në çfarë gjendje e ka gjetur ministrin të cilën e drejton, ndërsa ajo thotë se ka pasur shkelje të kritereve edhe për dërgim jashtë vendit.

Ajo tregoi se vetëm një zonjë e mban të gjithë shërbimin e IT-së, dhe nëse ajo sëmuret atëherë i gjithë sistemi bie.

“Në atë ministri kemi gjetur shkelje të ligjit, këto kanë qenë ditët e para të punës. Në ministri ka pasur gradime të parregullta, ka pasur shkelje të kritereve edhe për dërgim që shërbejnë jashtë vendit. Vetëm një zonjë e kemi në shërbim të IT-së sepse të tjerët ishin jashtë vendit, shqetësimi kryesor është ku është Afërdita, sepse nëse ajo sëmuret shërbimi bie komplet”, ka thënë ndër të tjera ministrja Gërvalla. /Telegrafi/