Në fillim të marsit, Teksasi u bë shteti i parë amerikan që hoqi me ligj mbajtjen e maskës si dhe kufizimin e numrit të njerëzve që lejohej të qëndrojnë nëpër hapësira publike, dyqane e kompani të ndryshme.
Konservatorët kanë përshëndetur vendimin e guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, derisa liberalët kanë parashikuar dështim dhe vdekje, e presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur këtë vendim “neandertal”, transmeton Telegrafi.
Një studim i ri ka treguar se ky vendim praktikisht nuk ka ndikuar në numrin e rasteve. Dhjetë javë më vonë, rezultatet nuk e bëjnë këtë veprim katastrofal. Në fakt, studimi i ekonomistëve nga Universitetit Bentley dhe shtetit të San Diegos, ka zbuluar se vendimi i Abbottit praktikisht nuk ka pasur efekt në raste me COVID-19.
Por si është e mundur që një masë e tillë, që është cilësuar si thelbësore për ngadalësimin e përhapjes së virusit, të ketë pasur kaq pak efekt? Një prej interpretimeve ishte se mos bartja e maskave dhe shfuqizimi i ligjit që i obligonte qytetarët t’i bartin – nuk ka pasur pasoja, pasi që maskat “aspak nuk janë efikase”.
Një qëndrim i tillë gëzon popullaritet tek konservatorët që qëndrojnë krah vendimit të Abbottit, që mos të mos jenë më obligative në shtetin e Teksasit. Në anën tjetër, ekspertë të shumtë mjekësor thonë se bartja e maskave në fakt është shumë efikase dhe parandalon përhapjen e coronavirusit, e ka edhe prej atyre që fare nuk e mbështesin këtë teori – madje në vende të ndryshme të botës ka pasur protesta që kundërshtonin masat kufizuese.
Për shembull, hulumtimi i botuar në Journal of the American Medical Association, zbuloi se maskat “kufizojnë nxjerrjen dhe thithjen e një virusi infektues” dhe se maskimi universal “mund të ndihmojë në zvogëlimin e transmetimit të virusit”. Një meta-analizë e botuar arriti në përfundim se “vendet dhe periudhat në të cilat kërkohet përdorimi i maskave kanë treguar transmetim dukshëm më të ulët në komunitet”.
E disa analiza të botuara në revistën Nature, treguan se maska kirurgjikale KN95 zvogëlon emetimin e grimcave deri në 90 për qind. Është e mundur që vendimi i Abbott të mos jetë shumë i rëndësishëm, pasi që shumë faktorë tjerë janë më të rëndësishëm siç është vaksinimi dhe kushtet e motit.
Duket se coronavirusi përhapet më pak në ambiente të ngrohta dhe të lagështa, gjë që mund të shpjegojë pjesërisht pse shtetet si Teksasi dhe Florida kanë arritur të shmangin një normë mbi mesataren e vdekjeve nga COVID-19.
Megjithatë një pjesë vazhdoi të bartë maska e tjetra t’i heqin njëherë e përgjithmonë, duke i hedhur nëpër kontejnerë të mbeturinave. E nëse kësaj i shtohet ritmi i vaksinimit gjatë marsit, ekziston mundësia që Abbott ka pasur vërtet fat, duke shfuqizuar masat e kufizimit në kohën kur numri i rasteve ishte paraparë të binte.
Një shpjegim tjetër thotë se vendimi i Abbottit nuk është i rëndësishëm për faktin se askush nuk e ka ndryshuar sjelljen. Vendimi i tij nuk ka pasur asnjë efekt në punësim, lëvizje në mbarë vendin apo te trafiku i këmbësorëve nëpër dyqanet me pakicë. Nuk ka pasur asnjë efekt as në rrethe liberale, konservatore e as në zonat urbane apo rurale.
Në mbarë Shtetet e Bashkuara, sjellja e njerëzve ndaj pandemisë është ndarë nga politika lokale, sjellja e njerëzve është ndarë nga politika lokale, duke komplikuar përpjekjet që të konfirmohet se cilat masat në fakt veprojnë kundër COVID-19.
Për shembull, në nëntor një grup ekonomistësh, bazuar në të dhënat e 50 shteteve amerikane, ka konstatuar se mbyllja dhe hapja e sërishme ka pasur “pak ndikim në shpenzime dhe punësim”. Shtetet si Colorado dhe New Mexico, kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në fund të marsit të vitit të kaluar.
“Shpenzimi në këto dy shtetet ka evoluar pothuajse ngjashëm”, kanë shkruar ekonomistët. E studimi tjetër është fokusuar në kufirin mes shteteve Illinois dhe Iowa. Pranverën e kaluar qytetet në Illinois u ishte bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpi, derisa qytetet në Iowa, me mijëra milje larg – nuk kanë pasur një qasje të tillë.
Rënia e aktiviteteve ekonomike ka qenë afërsisht e njëjtë nga të dyja anët e kufirit. Të dhënat e qeverisë federale ndoshta nuk do të ndikojnë te amerikanët. Në një kumtesë të lëshuar që fundmi nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), është thënë se ka filluar me tempo të shpejtë procesi i vaksinimit sa që disa e kanë cilësuar si ditë të fitores kundër pandemisë.
Por rezultatet e hulumtimit të The Economist, tregojnë se kjo nuk ka ndryshuar edhe aq shumë sjelljen e qytetarëve si dhe bartjen e maskës. Shtytësit kryesor të bartjes së maskës kanë qenë ideologjitë, preferenca e partive dhe statusi i vaksinimit. Shumë e njerëzve më nuk i presin e respektojnë rekomandimet e CDC-së.
E disa javë para se CDC të pranonte që mbajtja e maskave në ambiente të hapura është një ide e pakuptimtë, The Atlantic ka botuar artikullin që trajton çështjen e Teksasit. Ndoshta misteri në Teksas në fakt nuk është mister, por jo edhe ndonjë e arritur që vlen të përmendet.
Shumë qytetarë që për 16 muaj janë detyruar të braktisin vendet e tyre të punës dhe të qëndrojnë në shtëpi pranë kompjuterëve, kanë mësuar më shumë për pandeminë nëpër ueb-faqe të ndryshme, dhe për këtë tani nuk është se i marrin për bazë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale