LAJMI I FUNDIT:

Drama për top katër: Chelsea i falet Tottenhamit – Spurs mposhtin Leicesterin, derisa blutë pësuan disfatë nga Aston Villa

Drama për top katër: Chelsea i falet Tottenhamit – Spurs mposhtin Leicesterin, derisa blutë pësuan disfatë nga Aston Villa

Chelsea është mposhtur nga Aston Villa në xhiron e fundit (38) në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Ishte minuta e 43-të, e takimit, kur Bertrand Traore shënoi 1-0 nga një asistim i Targett.

Blutë tentuan që të barazonin shifrat, mirëpo shpërdoruan shumë raste.


Në 45 minutat e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Aston Villa riktheu epërsinë me anë të Anwar El-Ghazit që shënoi nga penalltia në minutën e 52-të.

Ishte minuta e 70-të, kur Christian Pulisic dhuroi një asistim të bukur për Ben Chilwell për të shënuar për 2-1.

Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Cesar Azpilicueta (89′) u përjashtua me karton të kuq shkaku i goditjes me dorë ndaj Jack Grealish.


Në anën tjetër,  Tottenhami e mposhti Leicesterin 4-2 në King Power Stadium.

Në minutën e 18-të, Dhelprat fituan penallti të cilën në gol e konvertoi Jamie Vardy.

Por, Spurs nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Harry Kane (41’).

Në pjesën e dytë, ishte pothuajse i njëjtë skenar.

Sërish Vardy shënoi nga penalltia në minutën e 52-të, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë.

Mirëpo, Kasper Schmeichel doli të jetë fytyra e tyre tragjike, pasi në minutën e 76-të, shënoi auto-gol.

Spurs nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e tretë dhe të katërt me anë të Gareth Bale (87′, 90+6′)

Chelsea arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve 67 pikë në vendin e katërt,  Leicesteri me 66 dhe Tottenhami në të tetin me 62 sosh duke shkuar në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Premier League
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori