Në vitet 80-të Greqia konsiderohej si avokate e palestinezëve. Por kohët kanë ndryshuar. Për arsye gjeopolitike, qeveria e Athinës kërkoi daljen krah për krah Izraelit dhe e gjeti.
Greqia dhe Izraeli: Historia e një miqësie të pazakonshme. Marvan Emile Toubassi, përfaqësuesi diplomatik i Palestinës në Athinë protestoi.
Ai është “plot shqetësim dhe tejet i zhgënjyer” për deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Athinës për konfliktin e Gazës, shkruhej në një deklaratë për shtyp.
Diplomati i lindur në Jerusalem kishte pritur një “shprehje solidariteti”, në vend të kësaj nga Athina erdhi vetëm “apeli për të gjitha palët në konflikt të ulin armiqësitë”.
Tubasi përmendet shkurt në mediat greke.
Vetëm gazeta e majtë, “Avgi” e publikoi të plotë kritikën e tij.
Ka pasur një kohë, dhe ishin vitet 80-të, kur palestinezët priteshin ndryshe në Greqi.
Menjëherë pas marrjes së pushtetit në vitin 1981, kreu socialist, Andreas Papandreu ftoi në Athinë drejtuesin e Organizatës së Çlirimit të Palestinës, Jaser Arafatin.
Dhe ai erdhi vërtet, si i ftuari i parë i huaj i qeverisë së re të majtë. Në kryeqytetet europiane, ku Arafati damkosej si terrorist, ky veprim shkaktoi shok. Edhe në vitin 1982 Papandreu nisi disa anije drejt Bejrutit për të çliruar mijëra përkrahës të Organizatës së Çlirimit të Palestinës nga pushtimi izraelit.
Në kongresin e mëvonshëm të socialistëve, Arafati ishte po ashtu i ftuar nderi.
“Atëkohë Greqia mbante kontakte të ngushta me botën arabe”, thotë Jorgos Tzogopoulos, ekspert për çështjet ndërkombëtare të Universitetit të Trakisë në bisedë me DW.
Arsyet për këtë rënie të interesit janë të shumta.
“Në të shkuarën qindra mijëra grekë jetonin në Egjipt dhe vende të tjera arabe, kjo ka lënë gjurmë. Përveç kësaj grekët shpresonin në mbështetjen e arabëve për zgjidhjen e konfliktit të Qipros. Izraeli kishte atëkohë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe ishte për një kohë jo shumë interesant si partner i mundshëm në Mesdheun Lindor”.
Por kohët kanë ndryshuar. Konstantin Mitsotakis, babai i kryeministrit të sotëm grek, ia doli të ketë në vitin 1990 një sukses diplomatik, kur njohu Izraelin dhe dërgoi për herë të parë një ambasador në Tel Aviv.
Intifada pengoi njohjen
Diplomati i atëhershëm përgjegjës, Demostenes Konstantinou kujton në portalin online grek, infognomonpolitics.gr, se ai i kishte propozuar që në vitin 1987 qeverisë pararendëse socialiste të njihte Izraelin nga ana diplomatike.
Ministri i Jashtëm, Karolios Papulias kishte qenë dakord, por “në zonat palestineze shpërtheu Intifada dhe projekti u la mënjanë”.
Njohja e Izraelit në një kohë, kur në zonat e pushtuara ziente?
Kjo do ishte e vështirë të pranohej nga publiku grek.
Fillimi i marrëdhënieve diplomatike tre vjet më vonë ishte një hap i rëndësishëm për afrimin me Izraelin.
Në turizëm u tejkaluan të gjitha pritshmëritë. Afër 1 milionë izraelitë në vit i kalojnë sot pushimet në Greqi.
Gazi dhe roli i Turqisë
Më i vështirë është bashkëpunimi në sektorin energjetik.
Vërtet që Greqia, Izraeli, Qiproja e nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e gazsjellësit në Mesdhe, Eastmed, i cili nga viti 2025 do të sjellë gaz nga Izraeli në Europë, por ende ka dyshime për rentabilitetin e projektit.
Në vitet e fundit, thotë eksperti Jorgos Tzogopoulos ka pasur një shkëmbim të dendur mes grekëve dhe izraelitëve.
Ai vetë është pjesë si bashkëthemelues i organizatës Forumi Izraelito-Helenik, që bashkon studiuesit nga të dyja vendet.
Jorgos Tzogopoulos është i mendimit, se afrimi mes dy vendeve ndodh edhe për arsyen, se marrëdhëniet me Turqinë janë të tensionuara prej vitesh.
Si shembull të mirë të bashkëpunimit ai përmend fushën e mbrojtjes dhe armatimit.
Izraeli ofron drone për forcat ushtarake greke, dhe ka shumicën e aksioneve në koncernin grek të prodhimit të armëve, ELVO.
Pritet që së shpejti automjetet ushtarake izraelite të blinduara të prodhohen në Greqi.
Izraelitët po ashtu lejohen të përdorin bazën ushtarake ajrore në Kalamata në jug të Greqisë për qëllime të stërvitjes ushtarake dhe bashkëfinancojnë modernizimin e saj. Marrëveshja për këtë u nënshkrua në prill.
“Jo bashkësi mbrojtjeje”
Sipas Jorgos Tzogopoulos, Izraeli dhe Greqia i kanë hyrë një “partneriteti strategjik”, por “jo një bashkësie të mbrojtjes”.
Këtë analisti grek kërkon ta theksojë, sepse “askush nuk do të mobilizonte kundër armikut të partnerit tjetër, kaq qëndrim realist ekziston. Kush pret në këtë drejtim më shumë do të zhgënjehet shumë”, thotë Jorgos Tzogopoulos.
Mbetet pyetja, si reagon politika e jashtme e Athinës ndaj konfliktit në Gaza.
Edhe këtu ka një sens realist, mendon politologu.
Parimisht nuk ka ndryshuar asgjë, Greqia mbështet zgjidhjen diplomatike në kuadër të OKB-së. Megjithatë “Greqia nuk është ndër vendet e para që protestojnë, kur Izraeli ndjek interesat e tij në rajon. Në vitet 80-të kjo ka qenë ndryshe”, thotë Jorgos Tzogopoulos. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj