LAJMI I FUNDIT:

Manchester United kontakton Cristiano Ronaldon, portugezi i lumtur me interesimin e ish klubit të tij

Manchester United kontakton Cristiano Ronaldon, portugezi i lumtur me interesimin e ish klubit të tij

Manchester United thuhet se ka kontaktuar yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, për një kthim të mundshëm në “Old Trafford”.

Thashethemet në lidhje me sulmuesin e “Zonjës së Vjetër” vazhdojnë, pasi Juventusi rrezikon të humbasë vendin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


Spekulimet u rritën kur lojtari i hoqi makinat e tij luksoze nga vila e tij në Torino dhe gazeta spanjolle AS shkruan se ai mund të kthehej te “Djajtë e Kuq”.

Sipas tyre gjigantët e Ligës Premier po përpiqen ta rikthejnë Ronaldon pas 12 vitesh që kur ishte larguar në Real Madrid.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, sipas gazetës, ka biseduar tashmë me superyllin portugez përmes telefonit dhe 36-vjeçari thuhet se do të ishte i lumtur të kthehej në Manchester.

Por gazeta me bazë në Madrid thekson se asnjë vendim nuk është marrë, pasi fundi i edicionit të Juventusit mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e Ronaldos.

Këtë fundjavë, Bianconerët luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo ka një kontratë me Juventusin deri në qershor 2022, më pagë prej 30 milionë euro në sezon.

Edhe mediat italiane kanë shkruar se Ronaldo do të largohet nëse Juventusi do të humbasë një vend në garën prestigjioze, dhe kjo mund të jetë një mundësi për “Zonjën e Vjetër” që të heqë qafe pagat e tij të mëdha.

“Zonja e Vjetër’ thuhet se ka vendosur një çmim prej 25 milionëë euro e lartë për ish-ylli e Los Blancos dhe Manchester United mund të jetë zgjidhja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori