LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu dhe Nagavci me iniciativë për themelimin e një grupi që trajton rastet e ngacmimeve seksuale

Haxhiu dhe Nagavci me iniciativë për themelimin e një grupi që trajton rastet e ngacmimeve seksuale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ditëve të fundit në media është raportuar për ngacmimet seksuale dhe për këtë ka marr një iniciativë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për themelimin e një grupi në mënyrë që të adresojnë këtë çështje me veprime konkrete.

Haxhiu përmes një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se në këtë iniciativë do të përfshihen edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Gjatë këtyre ditëve kemi pasur shumë raportime në media të ngacmimeve seksuale dhe për këtë kemi marr një iniciativë me ministren e Arsimit, të themelojmë në grup të ngushtë në përbërje të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatave të shoqërisë civile, në mënyrë që këtë dukuri jashtë zakonisht të rrezikshëm për shoqërinë ta adresojmë me veprime konkrete. Besojmë që ky grup të formalizohet shumë shpejt, në mënyrë që secili institucion të marr veprime konkrete”, ka thënë ministrja Haxhiu.


Ndërkaq ajo po ashtu tha se Qeveria ka miratuar propozimin për plotësimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ajo tha se janë propozuar dy anëtare për këtë Komision, prokurorja Sevdije Morina si dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Plotësimin e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit”, i cili është komision në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Propozuam dy emra që u miratuan në mbledhjen e Qeverisë, prokurorja Sevdije Morina dhe deputetja Blerta Deliu Kodra, të dy këto janë propozuar në institucionet përkatëse nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe anën tjetër nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Siç mund të jeni në dijeni, qëllimi i këtij komisioni është kompensimi financiar i viktimave të veprave të dhunshme penale që kanë të bëjnë me vrasje, trafikimin me njerëz, dhunimin, keqpërdorimin seksual të fëmijëve dhe veprat e tjera. Siç mund ta keni parë në planin legjislativ për vitin 2021 parashihet dhe ndryshimi dhe kompensimi i ligjit për kompensimin e viktimave të krimit që adreson afatet e aplikimit, llojet e dëmeve të kompensueshme, etj”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori