LAJMI I FUNDIT:

Manchester City është favorit për transferimin e Kane

Manchester City është favorit për transferimin e Kane

Harry Kane raportohet se ka dorëzuar kërkesën për largimin nga Tottenhami.

Sulmuesi anglez po kërkon një aventurë të re dhe Spurs tashmë janë të gatshëm të shesin atë.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Kane është më afër kalimit te Manchester City edhe pse në garë janë disa skuadra evropiane.


Sulmuesi ka shënuar 165 gola në Ligën Premier dhe nuk përjashtohet qëndrimi i tij edhe më tej aty.

Spurs kërkojnë mbi 90 milionë euro për kartonin e tij dhe Citizens kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.

Pep Guardiola e sheh Kane si zëvendësues të Sergio Agueros, pasi ky i fundit tashmë ka konfirmuar largimin.

Kane po ashtu po kërkohet edhe nga Chelsea, e që natyrisht se në këtë verë do të jetë garë e nxehtë për të. /Telegrafi/