Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi në një konferencë për media ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani për mos emërimin e dy përfaqësuesve të partive politike në KQZ, e cila e ka dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.
Gjoshi ka theksuar se PDK i është përgjigjur ftesës së Presidentes Osmani për të nominuar përfaqësuesit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u mbështetur në të drejtën që i jep Kushtetuta e vendit për të emëruar dy përfaqësues në KQZ si grupi i dytë më i madh parlamentar.
“Duke iu bindur Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti, Osmani po bën shkelje të Kushtetutës së Kosovës duke i pamundësuar PDK-së përfaqësimin e dytë në KQZ si dhe duke mos e njohur të drejtën e subjektit politik VAKAT, më i votuari në radhët e subjekteve të komunitetit boshnjak.”, ka thënë ai.
Sipas Gjoshit, Osmani dhe Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia vjedhin PDK-së përfaqësimin në KQZ që ia ka dhënë Kushtetuta, për t’i bërë vend në KQZ anëtarit të tretë të Vetëvendosjes, që në këtë rast është bashkëpartiakja e Osmanit, Gresa Bytyqi Kelmendi, e cila ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 80 nga “Lista Guxo”.
“Ne jemi të shqetësuar nga faktet e prezantuara në media, që tregojnë se Osmani po shfrytëzon zyrën e presidencës për nevoja të subjektit të saj politik, iniciativës qytetare ‘Lista Guxo’. Anshmëria politike e Osmanit, duke favorizuar LVV-në dhe subjektin e saj ‘Lista Guxo’ është e rrezikshme për demokracinë dhe funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese. Është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Gjoshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'