LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk “bën edhe një rrëshqitje” nga lista e më të pasurve në botë

Elon Musk “bën edhe një rrëshqitje” nga lista e më të pasurve në botë

Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka rënë në renditjen e më të pasurve dhe tani është në vendin e tretë në Listën e Miliarderëve të Bloomberg, e cila u botua të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rënia e pasurisë së sipërmarrësit të lindur në Afrikën e Jugut është e lidhur me ngritjet dhe rëniet e aksioneve në prodhuesin e makinave elektrike Tesla, në të cilin ai zotëron aksione të shumta.

Sipas vlerësimeve të Bloomberg, pasuria personale e Musk ka rënë për 24 për qind që nga janari në 160.6 miliardë dollarë.


Bernard Arnault i ndërmarrjes së mallrave luksoze LVMH tani është në vendin e dytë në listën e miliarderëve me një pasuri totale me vlerë 161.2 miliardë dollarë.

Dhe shefi i Amazon, Jeff Bezos kryeson listën me një pasuri prej 190 miliardë dollarësh. Ai kishte rimarrë vendin e parë nga Musk në mars.

Musk është gjithashtu në vendin e tretë në listën e miliarderëve në kohë reale të Forbes. Sidoqoftë, pasuria e tij vlerësohet atje vetëm në 146.5 miliardë dollarë.

Listat e tilla të pasurisë kryesisht bazohen në informacione të disponueshme për publikun në lidhje me asete të tilla si aksionet, pasuritë e paluajtshme, arti dhe mallra të tjerë luksoze.

Prandaj, ato nuk janë detyrimisht të sakta dhe madje janë të diskutueshme në disa raste. /Telegrafi/