LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për imunizim në Pejë, vetëm sot u vaksinuan 130 persona

Interesim i madh për imunizim në Pejë, vetëm sot u vaksinuan 130 persona

Të premten Komuna e Pejës është furnizuar me rreth 950 vaksina të reja, mirëpo tollovia e krijuar në Prishtinë kishte shtyrë procesin e vaksinimit në këtë komunë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë për RTV Dukagjinin se ky proces ka rifilluar sot dhe gjithçka deri më tani ka shkuar mirë.


“Gjatë ditës së sotme janë vaksinuar rreth 130 persona. Vaksinimi është duke u bërë me plan. Ata që kanë aplikuar online apo që janë paraqitur më herët në qendrat e vaksinimit ftohen me orë dhe minuta të saktë për të mos krijuar radhë dhe tollovi”, ka deklaruar Loci, përcjell Telegrafi.

Loci thotë se për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve janë të gatshëm ta ftojnë edhe Policisë së Kosovës për të mbajtur rend.

“Ne marrim çdo ditë lista të azhurnuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe jemi të obliguar të zbatojmë ato lista. Nëse ka hapësirë mund të vazhdojmë me vaksinimin e personave tjerë”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës ka thënë se për dallim nga herët e kaluara kësaj radhe kërkesa për vaksinim është shumë e madhe.

Loci thotë se po administrojnë dozat që kanë në dispozicion por do të kërkojnë edhe tjera nga niveli qendrore.

Ai thotë se planifikojnë të hapin edhe një tjetër qendër vaksinimi në Pejë përkatësisht në lagjen “Haxhi Zeka” në Tophane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori