LAJMI I FUNDIT:

Liburn Aliu dhe Ramush Haradinaj përplasen për rrugën Deçan-Plavë

Liburn Aliu dhe Ramush Haradinaj përplasen për rrugën Deçan-Plavë

Ministri i Infrastrukturës, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu e ka quajtur precedent të rrezikshëm ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë mbi bazën e kërkesës së Kishës Ortodokse serbe.

Ministri Aliu gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, tha se nuk është ndaluar buxheti për ndërtimin e kësaj rruge, por janë kundër idesë që të ndërtohet ‘bypass’-i 18 kilometra në vend të atij prej 6 kilometrave brenda zonës së mbrojtur.

“Nuk e kemi ndal buxhetin aspak. Ideja është të ndërtohet një rrugë 18 kilometra në vend të 6 kilometra brenda zonës së mbrojtur nëpër male dhe bjeshkë. Pse? Për shkak se kalon kah disa prona të caktuara. Kjo është gabim, sepse krijojmë një precedent të rrezikshëm dhe kudo që kemi zona të veçanta do të kërkojë të bëjmë ‘bypass’”, u shpreh ai.


Këtë deklarim të ministrit, e quajti gënjeshtër kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha i njëjti me këtë vendin po i shërben Beogradit.

“Po mundohesh, më fal për fjalorin, me na rrejt në sy edhe neve banorët atje. Mos! Nuk mundemi të të lejojmë, ndoshta unë të lejoj, por nuk mundem për hatër të atyre njerëzve. Rruga që na lidh me Plavë vazhdon nëpër bjeshkë, janë asfaltuar një numër i caktuar i kilometrave, mos e lidh me kishë. Edhe Beogradi po dëshiron me lidh me kishë për të na vonuar. Ti je kah dëshiron. Je duke ia hequr buxhetin. Dy herë ia ke larguar. Nëse të ka shti Beogradi tregona, a e ki aty problemin dhe po të falim. Ama, bash ashtu je duke bërë”, tha ai.

Por ministri tha se me qenë i Beogradit e kishte pranuar kërkesën e Kishës Ortodokse për ndërtimin e ‘bypass’.

“Sa i përket Beogradit, momentalisht si bashkëudhëheqëse i këshillit për zbatim dhe monitorim ballafaqohem me një fakt të rëndësishëm i cili është pranimi i ‘bypass’-it në emër të rrugës Deçan-Plavë. Kjo rrugë është njëra ndër prioritetet, tash unë po e kundërshtoj këtë ‘bypass’. Kisha po e kërkon atë ‘bypass’. Me qenë i Beogradit e kisha pranuar, po s’jam i Beogradit dhe rrjedhimisht po e refuzoj atë ‘bypass’”, tha ai.

Krahas kësaj, ministri kritikoi opozitarët edhe për mungesë të planeve qeverisëse sa kanë qenë në pushtet.

“Ju po flisni për program, por unë po iu them se ju nuk keni pasur program, sepse nuk keni pasur plan. Pothuajse, të gjitha projektet kapitale janë bërë pa leje, janë bërë aty për aty dhe mandej të gjitha duhet legalizuar. A e dini kush është ndërtuesi më i madh pa leje në vendin tonë? Nuk është asnjë ndërtues privat, është Qeveria e Kosovës. Ajo ka ndërtuar më shumë pa leje në vendin tonë, e ka shkatërruar vendin dhe ka dhënë shembull te të tjerët se si duhet të ndërtohet pa leje”, tha a

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona

Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Kalo në kategori