LAJMI I FUNDIT:

Polonia arreston një spiun rus

Polonia arreston një spiun rus

Agjencia polake për Siguri të Brendshme (ABW) njofton se me urdhër të prokurorisë kanë arrestuar një person i cili thuhet se kishte spiunuar në favor të Rusisë.

Sipas ABW-së, arrestuari është Marcin K., 43-vjeç, i cili akuzohet për veprimtari spiunazhi për shërbime të huaja në dëm të Republikës së Polonisë, vepër e cila dënohet nga një deri në 10 vite burg.

Pas marrjes në pyetje i akuzuari kishte pranuar që ka spiunuar për shërbimet e inteligjencës ruse, duke ju siguruar informacione që kanë të bëjnë me Ushtrinë polake.


Njoftimi për arrestimin e spiunit rus, Marcin K. bëhet tri ditë pasi u publikua lajmi për arrestimin e dy personave të cilët kishin krijuar një sistem të teknologjisë informative, për ta përdorur për sulme kibernetike në Poloni. Arrestimi i dy të dyshuarve ishte bërë në fund të muajit shkurt, por ishte mbajtur i fshehtë për të mos dëmtuar hetimet.

Dy të arrestuarit kishin krijuar një strukturë special përmes së cilës do të kryenin sulme kibernetike në operatoret e rrjetit GSM, internet, si dhe institucionet shtetërore.

Kohëve të fundit në Poloni vërehet një rritje e aktiviteteve të spiunazhit të shërbimeve nga lindja, e që kryesisht janë nga Rusia dhe Bjellorusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori