LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen keq te Interi mes Contes dhe Lautaro Martinezit: Kurrë më me këto reagime fenomen

Shpërthen keq te Interi mes Contes dhe Lautaro Martinezit: Kurrë më me këto reagime fenomen

Interi është kampion i ri i Italisë, pasi ka arritur që të shpallet zyrtarisht katër xhiro para fundit të sezonit 2020/21.

Neroazzurët përkundër që kanë fituar titullin kanë vazhduar me ndeshje të mira duke mos e kursyer asnjë skuadër.

Njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Romës, ku kampionët e ri triumfuan me rezultat 3-1, por në minutën e 77-të ndodhi një skenë aspak e mirë.


Antonio Conte fillimisht e kishte inkuadruar sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez në lojë në minutën e 35-të në vend të Alexis Sanchez të lënduar.

Por në minutën e 77-të, trajneri vendosi ta largojë nga ndeshja argjentinasin dhe në vend të tij ta inkuadrojë të riun Pinamonti.

Sigurisht që largimi nga loja si ka pëlqyer aspak Lautaros i cili në momentin që po shkonte në bankën rezervë goditi me shqelm një shishe të ujit.

Sulmuesi argjentinas edhe pasi u ul në bankë hoqi fanellën dhe e gjuajti në tokë, derisa vazhdonte i nervozuar të fliste.

Conte nuk ka duruar më dhe për një moment është rikthyer te ai duke e qortuar.

“Trego pak respekt, me kë e ke? Kurrë më me këto reagime fenomen”, i tha Contes argjentinasit.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse trajneri italian do të marrë masa ndaj sulmuesit pas këtyre gjesteve të pahijshme që janë bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://streamable.com/pevh51

Në trend Sport

Më shumë
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

La Liga
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Ndërkombëtare
Kalo në kategori