LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion para MSH-së “Vaksina për dorëheqjen e Vitisë”

PSD me aksion para MSH-së “Vaksina për dorëheqjen e Vitisë”

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) sot kanë ndërmarr një aksion kundër ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Viita me moton “Vaksina për dorëheqjen e Vitisë”.

Sipas një postimi në faqen e kësaj partie në rrjetin social në Facebook, thuhet se Qeveria e Kosovës vazhdon që të mos ndërmarri asnjë hap drejt sigurimit më të madh të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Siç thanë ata, shëndeti publik po varet nga donacionet e të tjerëve duke shtuar se “vet qëndrojnë stoik në mosveprim”.


“Në të njëjtën kohë, mbi-burokratizimi i procesit të vaksinimit e ka ngadalësuar procesin; sot jemi dëshmitar që ende nuk janë shpërndarë të gjitha vaksinat e marra nga donacioni i parë. I dorëzojmë vaksinën e dorëheqjes Arben Vitisë, Dr. Hipokritit, si kërkesë për përgjegjësi ndaj mos punës e keq menaxhimit të pandemisë. Mos punë sepse nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret rreth sigurimit të vaksinave përtej donacioneve, e keqmenaxhim sepse vendosin masa strikte e po shpërndajnë dënime për qytetarët përderisa pushtetarët thejnë rregullat sipas qejfit për shkak të rehatisë së pushtetit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu sipas PSD-së, aksioni i sotëm është vetëm doza e parë.

“Ditëve në vijim, ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për një nismë ligjore për të falur mbi 200.000 gjoba, që kanë arritur mbi 10 milionë euro në vlerë, të cilat i janë shpërndarë qytetarëve gjatë pandemisë”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tyre në Facebook. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova