LAJMI I FUNDIT:

Vaksina antiCOVID-19: A mund të ndikoj në ciklin menstrual?

Vaksina antiCOVID-19: A mund të ndikoj në ciklin menstrual?

Vaksinat janë krijuar për të aktivizuar sistemin imunitar dhe disa ekspertë po pyesin nëse kjo mund të ndikojë përkohësisht në ciklin menstrual. Shkencëtarët kanë filluar kërkime, por është ende e panjohur nëse vaksinat kundër coronavirusit mund të ndikojnë në ciklin menstrual te gratë.

Deri më tani, ka qenë e vështirë të vendoset një lidhje midis ndryshimeve të ciklit dhe vaksinave. Ndryshimet e raportuara mund të kenë qenë gjithashtu rezultat i ndikimit të disa faktorëve të tjerë, të tilla si stresi, dieta ose zakonet e jetesës. Kishte gjithashtu një mungesë të shpenzimeve për të monitoruar ndryshimin në ciklin pas marrjes së vaksinës në nivel global.

Nëse shkencëtarët përfundimisht do të përcaktonin se ekziston një lidhje midis vaksinave dhe ndryshimeve afatshkurtra në cikël, kjo, ata besojnë, nuk do të ishte arsye e mjaftueshme për të shmangur vaksinat, shkruan KP.


“Përfitimet e vaksinave sigurisht që janë më të mëdha se një cikël i vështirë, edhe nëse ato janë të lidhura”, tha Mary Jane Minkin, një gjinekologe dhe profesoreshë pranë Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Yale. Kohët e fundit është nisur një studim për të mbledhur të dhëna për këtë. Megjithëse gjetjet nuk do të përcaktojnë nëse ekziston një lidhje midis vaksinës së coronavirusit dhe ndryshimeve në ciklin menstrual, ato mund të ndihmojnë në hedhjen e bazave për kërkime të mëtejshme, thotë studiuesja nga Universiteti i Sent Louis, Katharine Lee.

Gjinekologia Jen Gunter nga San Francisco thotë se është e mundur që ka një lidhje pasi mukoza e mitrës përmban qeliza imune që ndihmojnë në mbrojtjen e saj. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka asnjë provë që ndonjë vaksinë, përfshirë edhe atë kundër coronavirusit, ndikon në fertilitet, raporton AP.

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori