Krerët e institucioneve dhe liderët e opozitës kanë bërë thirrje që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE.
“Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën”, ka thënë Presidentja Vjosa Osmani.
Ajo shtoi se BE-ja duhet të mbajë fjalën për liberalizimin e vizave, ndërsa Prishtina duhet “të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për statusin e shtetit kandidat”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka uruar për Ditën e Evropës, ka thënë se për njerëzit në Kosovë, Bashkimi Evropian është më shumë se institucion.
“Në Ditën e Evropës, le të ndalemi për një moment dhe te reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe tonat, që të shohim se si matemi. Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, bëri edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas Konjufcës, Kosova ka orientim të “palëkundur” drejt familjes evropiane dhe ka kritikuar BE-në se është vonuar sa i përket integrimit evropian të Kosovës.
“Kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv,” u shpreh Konjufca.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në Ditën e Evropës ka akuzuar LVV-në për çështjen e liberalizimit të vizave, por kritika ka pasur edhe në adresë të BE-së.
“Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane… Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave”, ka shkruar Hoxhaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?