LAJMI I FUNDIT:

Erdogan reagon ndaj “sulmit të Izraelit në xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem” – ka një “ftesë” për myslimanët dhe vendet myslimane në botë

Erdogan reagon ndaj “sulmit të Izraelit në xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem” – ka një “ftesë” për myslimanët dhe vendet myslimane në botë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dënoi të shtunën sulmet “e urryera” të Izraelit kundër Xhamisë Al-Aqsa të Jerusalemit gjatë Ramazanit, duke shprehur solidaritet me palestinezët.

“Ne dënojmë me forcë sulmet e tmerrshme të Izraelit kundër kiblës sonë të parë #AlAqsaMosque, që fatkeqësisht po kryhen çdo Ramazan”, ka shkruar Erdogan në Twitter, përcjell Telegrafi.

“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve dhe motrave tona palestineze në të gjitha rrethanat”, shtoi ai.


Erdogan foli gjithashtu për këtë çështje pas një iftari në Stamboll, shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi.

“Izraeli, një shtet mizor dhe terrorist, po sulmon muslimanët të cilët nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç se të mbrojnë shtëpitë e tyre stërgjyshore”, citohet të ketë thënë ai.

Erdogan gjithashtu ftoi “myslimanët në të gjithë botën dhe të gjitha vendet kryesisht myslimane të qëndrojnë kundër kësaj padrejtësie”.

Ndryshe, policia izraelite hodhi plumba gome, gaz lotësjellës dhe granata marramendëse për të shpërndarë adhuruesit palestinezë gjatë sulmit të tyre në Xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit të premten vonë.

Sulmi në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit dhe rreth Jerusalemit Lindor, i cili plagosi 205 palestinezë dhe 17 oficerë policie, erdhi mes zemërimit në rritje për dëbimet e planifikuara.

Tensionet në Jeruzalem janë rritur javët e fundit ndërsa palestinezët kanë protestuar kundër kufizimeve të Izraelit për të hyrë në pjesë të Qytetit të Vjetër gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, dhe pasi autoritetet urdhëruan disa familje palestineze të linin shtëpitë e tyre për të hapur rrugën për kolonët izraelitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori