LAJMI I FUNDIT:

Fero thotë se ish-menaxhmenti ia blinte klikimet, ndërsa shprehet se krejt estrada e bëjnë këtë gjë

Fero thotë se ish-menaxhmenti ia blinte klikimet, ndërsa shprehet se krejt estrada e bëjnë këtë gjë
Foto: Fero/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka tash e sa vite që punon i pavarur si reper.

Mirëpo në fillimet e veta, reperi i njohur nga Gjilani e kishte nisur karrierën duke u bërë pjesë e një label-i.


Ai ishte pjesë e “ON Records”, të cilët kujdeseshin për këngët dhe klipet e tij, ndërsa njëkohësisht edhe për koncertet dhe distribuimin.

Foto: Fero/Instagram

Tani Fero në një lidhje direkte me fansat në Instagram, ka akuzuar ish-labelin se ka blerë klikime, për të “rritur” suksesin e tij në atë kohë.

“Kur kam vendos vet me bo muzika asnjë artist nuk ka thënë pse tash Fero po bën ma pak klikime, s’kanë thanë se e kanë mizën mbas veshit, a pe din qysh. D.m.th, blejnë klikime. Shumica e artistëve që janë nëpër labele mendojnë që ndoshta ata i bëjnë dy milionë edhe tri milionë, po ata nuk e dinë ndoshta që menaxheri i vet është duke ia blerë klikimet”, ka thënë reperi.

I njëjti gjithashtu kritikoi këngëtarët që blejnë klikimet, duke u shprehur: “Gjynah është për talentët me ble klikime, marre duhet me ju ardhë”.

Ai më tej është shprehur se të gjithë estrada e bëjnë këtë gjë, duke ironizuar më pas se kur sheh një artist që nuk ka blerë klikime thotë se ‘e ka prek ndonjë melaqe’.

Përndryshe, reperi emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, pak javë më parë është bërë baba për herë të parë, pasi partnerja e tij, Arbenita Ismajli, solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Nina. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by FERO (@ferofera)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori