Një këmbësor ka mbetur pa shenja jete pasi është goditur nga një veturë në lëvizje të premten rreth orës 18:10 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Balinc të Malishevës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Sipas tij, këmbësori kishte dalë në rrugë (magjistrale) duke kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave të trafikut rrugor, dhe vetura e kishte goditur atë.
“Më datë 07.05.2021 rreth orës 18:10, në rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë, pikërisht në fshatin Balinc të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qenë duke qarkulluar në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, mirëpo më të arritur në fshatin Balinc, pikërisht përballë market ‘Aldi’, derisa vetura në fjalë kishte qenë në lëvizje në shiritin e majtë qarkullues pasi që rruga ishte me dy shirita qarkullues në një drejtim, por për një moment papritmas i ka dalë një këmbësor në rrugë i cili kishte ardhur prej anës së majtë të rrugës, e më pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave të trafikut..
Vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur që t’i evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar që të del në rrugë prej anës së majtë, dhe pas goditjes vetura e kishte bartur këmbësorin disa metra përpara , ku më pas e kishte përplasur në rrugë në shiritin e majtë qarkullues”, ka thënë Gjurkaj.
Siç tha ai, si pasojë e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jetë dhe disa kalimtar e kishin dërguar në QKMF në Kijevë pa shenja jete.
“Si pasojë e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jetë, ku nga disa kalimtar të rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar në QKMF në Kijevë, viktima ishte sjellë pa shenja jete, ku edhe e kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore, fillimisht ishte dërguar në QKMF në Klinë, e pasi që kishte pësuar frakturë në dorën e majtë, mirëpo me urdhër të prokurorit kujdestar vozitësi është sjellë në spitalin rajonal në Gjakovë, për tretman më të gjerë mjekësor, mirëpo është i ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar dhe është në mbikëqyrje të organeve policore në repartin ortopedik”, sqaroi ai.
Ndërkaq, Gjurkaj po ashtu tha se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të tij dhe me pëlqimin e familjarëve viktima ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit