LAJMI I FUNDIT:

“Rita Ora dhe Dua Lipa nuk do të bëhen kurrë bashkë”, Bebe Rexha thotë se u mundua t’i pajtojë dy vajzat nga Kosova

“Rita Ora dhe Dua Lipa nuk do të bëhen kurrë bashkë”, Bebe Rexha thotë se u mundua t’i pajtojë dy vajzat nga Kosova

Bebe Rexha ka kompozuar për disa nga artistët më të mëdhenj në botë, është nominuar për çmimet ‘Grammy’ dhe shiti më shumë se 10 milionë kopje të këngës së saj hit “Meant To Be”.

Por ka një gjë që ajo nuk mund ta shtojë në listën e saj të arritjeve – ndreçjen e raporteve mes Dua Lipës dhe Rita Orës.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane publikoi së fundmi albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”, dhe i mungonte një këngë – bashkëpunim midis saj, Ritës, Duas dhe Ava Max, që të gjitha kanë prejardhje shqiptare.


Në një intervistë të fundit për The Sun, ajo tha se bashkëpunimi i famshëm tani beson se nuk do të ndodhë kurrë për shkak të grindjes midis yjeve.

Në një përgjigje të formuluar me kujdes kur u pyet për marrëdhëniet mes vajzave shqiptare, Bebe Rexha tha: “Unë kam provuar vërtet. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht atje ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqeruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku”.

Ava Max flet për bashkëpunimin e mundshëm me Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Dua Lipën
Lexo po ashtu Ava Max flet për bashkëpunimin e mundshëm me Bebe Rexhën, Rita Orën dhe Dua Lipën

“Për mua, me të vërtetë do të doja të bëja diçka së bashku, por nuk jam e sigurt që do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më shumë për këtë”, tha ajo.

Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë të gjithë nga Kosova, nuk e kanë diskutuar kurrë rivalitetin e tyre, megjithëse besohet se ka marrëdhënie të fohura mes tyre.

Bebe Rexha llogarit se ato janë bërë “konkurruese” me njëra-tjetrën për shkak të presioneve për të qenë në industrinë e muzikës.

Ajo tha: “Është e çuditshme sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe ndonjëherë mund të bëhemi vërtet konkurruese. Unë nuk jam duke folur për mua, Duan, Ritën dhe Avan, unë jam vetëm duke folur për femrat në përgjithësi. Çfarë ndodh është se nuk ka mjaft femra në tryezë”.

“Unë nuk e di për top listat në Mbretërinë e Bashkuar, por këtu në ShBA, dy vjet më parë 80 për qind e radios ishin këngë të meshkujve dhe vetëm 20 për qind e këngëve që transmetoheshin ishin nga artistet femra. Kjo është rrëmujë. Kur e shohim që kemi vetëm 20 për qind nga ne, ndihemi sikur duhet të konkurrojmë, ne jemi një pakicë në industrinë e muzikës”, tha ajo.

“Është e trishtueshme që ekziston një konkurrencë e pashprehur, sepse unë e shoh atë s: ‘Sa e mrekullueshme është që të gjithë kemi nivelet tona të suksesit’?. “Unë do të doja që kjo të ndodhte sepse i njoh të gjitha këto vajza individualisht dhe ato janë të gjitha të mrekullueshme”, shtoi 31-vjeçarja.

“Unë thjesht jam shumë krenare që jemi katër vajza me gjak të ngjashëm nga i njëjti vend”, shtoi ajo.

Ka shumë bashkëpunime të tjera në albumin e ri të Bebe Rexhës, duke përfshirë emrat e njohur si: Doja Cat, Travis Barker dhe Ty Dolla $ign. Dhe ajo i ka gishtat e kryqëzuar që albumi i saj i ri përmbush ëndrrën e saj përfundimtare për të fituar një ‘Grammy’. Ajo u nominua për dy të tilla në vitin 2019, dhe në një prej çmimeve ajo ishte e nominuar për kategorinë “performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country” për hitin “Meant To Be”, të cilin ajo e interpreton me grupin e famshëm amerikan Florida Georgia Line.

Është një nga 45 këngët në historinë e këngëve të ShBA-së që është certifikuar me pllakatën e diamantit për shkak të dëgjueshmërisë së madhe dhe faktit që ka shitur mbi 10 milionë kopje dhe ka kaluar 50 javë duke qëndruar e para në top listën e këngëve të zhanrit ‘country’. Dhe kur çmimi shkoi për dyshen tjetër të nominuar, Dan + Shay për këngën e tyre “Tequila”, Rexha goditi fort.

Duke reflektuar mbi situatën, Bebe Rexha kujtoi: “Më kujtohet që shkova në shtëpi atë natë dhe po qaja gjithë natën, isha aq e thyer nga zemra. Mendova, ‘Nëse do të fitoja ndonjëherë një ‘Grammy’, do të isha me “Meant To Be”’. Unë isha aq e ngazëllyer dhe kisha shkruar një fjalim. Unë u ktheva në shtëpi dhe po pija dhe qaja gjithë natën”.

“Unë u trondita. Unë jam rritur gjithë jetën time duke dashur të fitoj një ‘Grammy’, kështu që kur nuk fitova një ‘Grammy’ për “Meant To Be”, u lëndova dhe u zhgënjeva. Kur nuk fituam, unë isha si: ‘Çfarë mund të kisha bërë më shumë? A është rregulluar? ’Unë dua të fitoj një ‘Grammy’ një ditë, por unë pyes se sa të vërteta janë këto gjëra, ose sa duhet dikush të shkollojë dikë?”.

"Zemrën në inkubator", Bebe Rexha vjen me performancë të veçantë në klipin e ri "Break My Heart Myself"
Lexo po ashtu "Zemrën në inkubator", Bebe Rexha vjen me performancë të veçantë në klipin e ri "Break My Heart Myself"

“Do të provoj dhe shkruaj këngë vërtet të mira dhe akoma dua të më njohin, dua të fitoj çmime. Por unë jam duke mësuar tani që çmimet nuk janë gjithçka. Ato çmime dhe paratë nuk të ndjekin deri në varrin tënd”, ka thënë artistja shqiptare.

Nuk ka qenë një rrugë e lehtë për Bebe Rexhën, e cila pranon se ajo kishte “patjetër shumë më shumë dështime sesa fitore”. Më shumë se një dekadë më parë, para se të bëhej e famshme, ajo ishte pjesë e një grupi me Pete Wentz që quajtur Black Cards. Pastaj kur ajo më në fund nënshkroi kontratë si një artiste solo në vitin 2013, gjithçka ndryshoi.

Si dhe kompozimi për Selena Gomez, dhe një këngë tjetër që ajo kishte shkruar me emrin “The Monster” iu dorëzua dy emrave të njohur si Eminem dhe Rihanna, të cilët e publikuan atë në vitin 2013 – dhe kënga përfundoi e renditur në të gjitha top listat botërore. Por Bebe Rexha ende duhej të luftonte për vite me radhë që muzika e saj të dëgjohej.

Albumi i saj debutues, ”Expectations”, nuk u lansua deri në vitin 2018. Ishte një sukses, dhe tani albumi i ri i saj zhytet edhe më thellë në luftën e saj të shëndetit mendor dhe pasiguritë, dhe ajo mendon se të kënduarit për to i ka bërë asaj një botë të mirë.

“Unë e pranoj veten time dhe e dua veten time”, thotë ajo.

“Edhe nëse kem celulit, edhe nëse kam shenja strija – dhe i kam të dyja – edhe nëse kam marrë pak bark nga disa javë të këqija të ngrënies, ose një puçërr në fytyrën time, sido që të jetë, ju duhet të mësoni se si të ndiheni mirë në lëkurën tuaj, papërsosmëritë dhe të gjitha. Të gjithë në botë mund të të duan, por nëse nuk e beson, nuk do të thotë asgjë”, thotë Rexha.

“Bëhet fjalë për të drejtuar një jetë të ekuilibruar dhe për të bërë atë që të bën të lumtur, qoftë kjo marrja e mbushësve, mos marrja e mbushjeve, bërja e buzëve, humbja e dhjetë funteve, fitimi i dhjetë funteve, të qenit në formë, e dobët, e trashë – është çka të duash”, shton 31-vjeçarja.

“Tani për tani kështu jam dhe e pranoj veten dhe e dua veten. Ka momente kur zgjohem dhe nuk e dua veten por është në rregull, është një valë e momentit”, thotë më tej artistja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori