Dita e policisë përfaqëson simbol të sakrificës, përgjegjësisë, guximit, moralit – karakteristika të cilat duhet t’i zhvillojë secili individ i cili është betuar para uniformës së kaltër, porosit ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në urimin drejtuar nëpunësve të policisë, të punësuarve në MPB, me rastin e 7 Majit- Ditës së policisë.
Sakrificë, thotë Spasovski në urimin, sepse nëpunësit e policisë obligohen që t’i vendosin sigurinë dhe mirëqenien e të tjerëve para tyren, sepse gjithmonë duhet të jenë në radhët e para për jetë më të mirë, më të sigurt të të gjithë qytetarëve të RMV-së, ruajtës së rendit dhe qetësisë publike dhe ndërtimin e shtetit.
“Veçanërisht gjatë vitit të kaluar, situata në mënyrë shtesë ishte komplikuar për shkak të pandemisë me të cilën u përball bota, pastaj obligimi për mbrojtje të shëndetit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve tanë u bë dekret për nëpunësit e policisë”, porosit Spasovski.
Përgjegjësi, thekson Spasovski, sepse në duart e tona janë lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i pakompromis i ligjeve.
“Qëllimi ynë i përbashkët është zero tolerancë për korrupsionin, zero tolerancë për të gjithë që do ta shkelin ligjin, pa përjashtim! Ndërsa unë besoj fuqishëm se qëllimi ynë është i afërt me vendosjen e konceptit të partneritetit ndërmjet qytetarëve dhe policisë. Kjo lidhje e ndërsjellë do të bëhet edhe më e fuqishme me përforcim të vazhdueshëm të sistemit të bashkëpunimit me qytetarët, me qëllim identifikimin, çmitizimin dhe parandalimin e dukurive krimogjene në të cilat nuk mund të mbetet imun bota bashkëkohore”, tha Spasovski në urimin me rastin e Ditës së policisë.
Ndërsa kur jemi te guximi, thekson Spasovski, që kur e veshët këtë uniformë, me situatat e para të rrezikshme me të cilat u përballët, ishit të vetëdijshëm se asgjë nuk do të bëni pa këtë virtyt, njëjtë siç e dinit se guximi, krahas nderit, është cilësia më e madhe e trurit.
“Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mos mendojmë për ata kolegë tanë, për ato zemra të guximshme të cilat nuk janë sot në radhët tona – guximi i tyre dhe sakrifica e tyre nuk do të harrohen, ndërsa atë që na e lanë si trashëgim dhe kujtimin për ta, përfaqësojnë inspirim për secilin qytetar, për kolegët tanë të rinj të cilët për herë të parë do ta veshin uniformën e punës, inspirim për të ardhmen e vendit tonë – për fëmijët tanë”, thotë Spasovski në urimin.
Dhe përfundimisht, thekson Spasovski – morali, sepse që të jesh polic është që të kryesh profesion me moral të lartë.
“Ju jeni miku i parë i cili është më i kërkuar në aksidente ose në situata të vështira, ju jeni ata të cilët krijoni ndjesinë e besimit, të sigurisë te qytetari, mbrojtës të të drejtave, interesave dhe lirive të tyre. Kjo ua jep forcën, por nga ju kërkon që me maturi të madhe ndonjëherë ta kapërceni edhe vetveten. Pikërisht ky është shkaku që kemi aq shumë kërkesa për punën e secilit nëpunës policor, që insistojmë në ruajtjen e disiplinës dhe të gatishmërisë suaj në nivel të lartë”, tha Spasovski në urimin me rastin e Ditës së Policisë.
Efikasiteti i punës suaj, thekson Spasovski, matet përmes rezultateve konkrete siç janë lufta kundër krimit, dhe në masë të madhe, respekti dhe besimi i qytetarëve, si dhe atmosfera gjithëpërfshirëse në vendin tonë.
Është e madhe kënaqësia, tha Spasovski në urimin, që gjatë viteve të fundit arritëm që përsëri ta vendosim atë traditë të sigurimit të respektit drejtë secilit individ i cili kontribuon për ndërtimin e shoqërisë sonë demokratike me standarde evropiane në polici, ndërsa MPB si institucion i fuqishëm i cili e garanton rendin, sigurinë dhe sundimin e ligjeve dhe përfaqëson servis cilësor të të gjithë qytetarëve tanë.
Vazhdojmë, thekson Spasovski, me motivim të fuqishëm t’i ndërtojmë kapacitetet gjithëpërfshirëse të këtij institucioni, me qëllim që të kemi rezultate edhe më të mira në punë, në favor të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Do të doja edhe një herë sinqerisht t’ua uroj, kolegë të respektuar, festën e juaj të profesionit – Ditën e policisë dhe të gjithë të punësuarve në MPB t’u uroj shëndet, sukses, prosperitet dhe rezultate edhe më të mira në punën tuaj shumë të rëndësishme. Të rrojë policia maqedonase! Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut”, thotë Spasovski në urimin me rastin e Ditës së policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar