Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se për 27 prillin ka vendime gjyqësore
Nëse kthehemi dhe i analizojmë veprimet e 27 prillit, do të shohim se veprime të tilla krijuan dhunë, e cila krijoi frikë, shqetësim tek qytetarët, në përgjithësi dhe jo vetëm tek deputetët, gazetarët dhe të tjerët që ishin në Kuvend, theksoi deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska Vançeva në emisionin “win-win” në Telma TV.
Ajo theksoi se është thelbësore që prokuroria ka dëshmuar se te këta njerëz ka ekzistuar qëlllim ta bëjnë atë vepër të krijojë frikë, pasiguri, ndërsa me këtë edhe rrezik të rendit kushtetues.
Të mos harrojmë se më 27 prill u sulmua parlamenti, dhoma më e lartë ligjdhënëse, ne nuk po diskutojmë personalisht, por po flasim për njerëz të zgjedhur ligjërisht në zgjedhje, të cilët u sulmuan në parlament për ta parandaluar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendi, theksoi Kaleska Vançeva.
Thelbi është që prokuroria, duke i mbledhur provat, arriti në përfundimin, dhe për mendimin tim me të drejtë, që këta njerëz duhet të mbajnë përgjegjësi sipas nenit 313 të Kodit Penal, i cili parashikon shoqërimin terrorist kundër rendit kushtetues dhe sigurisë”, tha Kaleska Vançeva.
Ajo theksoi se terrorizmi është vepër penale e veçantë e përcaktuar në nenin 394B, por kemi edhe vepër penale që saktë tregon se çfarë do të thotë kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë.
Kur do të ndodhë diçka e tillë si më 27 prill, asnjë vend apo sistem ligjor nuk është i lirë nga presioni i opinionit, tha Kaleska Vançeva, duke shtuar se megjithatë më 27 prill, ndodhi diçka që nuk duhet të harrohet.
Lidhur me takimin e ardhshëm të paralajmëruar të kreut të shtetit Stevo Pendarovski dhe liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, Kaleska Vançeva, beson se në kontekstin e dialogut është mirë që ata do të takohen, sepse nuk është mirë për shoqërinë, shtetin , presidenti dhe lideri i partisë më të madhe të opozitës të mos kenë komunikime.
Unë nuk e shoh të nevojshme që dikush të diskutojë dhe t’u shpjegojë avokatëve se ata kanë të drejtë ta përsërisin procedurën, në rishikime të jashtëzakonshme të vendimit përfundimtar, ndërsa e shoh logjikën dhe e përshëndet atë që do të takohen, tha Kaleska Vançeva, në emisionin “win-win” në Telma.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë