Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj i quajti të ulëta e të papranueshme sulmet e ofendimet ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës dhe të shëmtuara e të panevojshme skenat e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Dreshaj tha se të gjithë kanë bërë deklarata të ngutura e të pamatura në politikë, por me rëndësi janë qëndrimet e së tashmes.
Ai shtoi se bëson në qëndrimet konstruktive të Gërvallës si ministre.
“Së pesti, të gjithë ne në politikë në të kaluarën kemi bërë deklarata të ngutura e nganjëherë të pamatura. Shpesh nga ndikimet e fushatave elektorale, e nganjëherë nga emocionet e momentit. Të rëndësishme janë qëndrimet e të tashmes dhe të ardhmes, andaj besoj në qëndrimet konstruktive dhe kombëtare të zonjës Gërvalla tani si ministre”, shkruan Dreshaj.
Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj tha se lufta e përbashkët duhet të jetë pandemia, vaksinimi dhe lufta e krizës ekonomike, e jo lufta politike pozitë-opozitë.
“Së pari, skenat e sotme në parlament janë të shëmtuara dhe të panevojshme. Së dyti, sulmet dhe ofendimet ndaj Donika Gërvallës janë të ulta dhe të papranueshme fillimisht si grua, e më pas si përfaqësuese e jona. Së treti, lufta e jonë e përbashkët duhet të jetë pandemia, vaksinimi dhe lufta ndaj krizës ekonomike, e jo lufta politike pozitë-opozitë”, shkruan Dreshaj.
Ai po ashtu u shpreh se duhet të pritet 100 ditëshi i Qeverisë Kurti për të bërë një gjykim e vlerësim të përbashkët.
“Së katërti, sot janë bërë 45 ditë të Qeverisë Kurti. Prisni 100 ditë, prisni edhe pak dhe të japim një gjykim e vlerësim të përbashkët. Më pas, shohim e bëjmë”, shkruan ai.
Disa posterë me mbishkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në rrugë të Prishtinës.
Këta posterë erdhën për deklaratat e mëhershme, kur Gërvalla pati thënë se disa nga ish-krerët e UÇK-së kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë.
Ndryshe, akuzat e kundër akuzat nuk ishin të vetmet që pamë e dëgjuam sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e gjithçka duket se doli jashtë kontrollit me sharje, fyerje e kërcënime, ndërsa pati tentim edhe për përleshje fizike.
Fjalimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila iu drejtua deputetëve të PDK-së se janë vet fajtor për formimin e Gjykatës Speciale, nxiti reagimin e ashpër të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje