LAJMI I FUNDIT:

Thiago Silva vs Karim Benzema: Një betejë e përjetshme, plot 11 përballje mes tyre

Thiago Silva vs Karim Benzema: Një betejë e përjetshme, plot 11 përballje mes tyre

Të mërkurën në mbrëmje, Karim Benzema dhe Thiago Silva do të përballen me njëri-tjetrin në fushë për herë të 11-të.

Dyshja mund të takohen në të ardhmen për një kafe së bashku dhe të kthehen prapa dhe t’i kujtojnë në takimet e tyre të shumta në të kaluarën, të cilat luajnë një pjesë të rëndësishme në historinë e Ligës së Kampionëve në dekadën e fundit.


Benzema ka luajtur ndaj Thiago Silvas vetëm si lojtar i Real Madridit, ndërsa braziliani përfaqësonte AC Milan, Paris Saint-Germain dhe tani Chelsean, ndërsa ata gjithashtu kanë bërë një duel me kombëtare, kur sulmuesi ende luante për Francën.

Karim Benzema, Thiago Silva - Karim Benzema Thiago Silva Photos - Zimbio

Herën e parë që u takuan, ishte në vitin 2009, kur Real Madridi kishte nëntë Liga të Kampionëve, ndërsa Milan shtatë.

Thiago Silva ishte një nga lojarët me emër të madh që Rossonerët shpresonin se do t’u sillte lavdi përsëri, pasi ngritën trofeun për herë të fundit në vitin 2007 në Stamboll.

Skuadra e tij fitoi 3-2 atë ditë në “Santiago Bernabeu”, me golat e Andrea Pirlos dhe Alexandre Pato (dy gola) duke siguruar fitoren ndaj Los Blancos, golashënuesit e të cilëve ishin Raul Gonzalez dhe Royston Drenthe.

Në gati 12 vjet që nga ajo kohë, Thiago Silva nuk e ka marrë ende në duart e tij trofeun e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se kishte luajtur për disa nga klubet më të mëdha të kontinentit.

Ndërkohë, Benzema, ka fituar katër medalje të arta që i mban në koleksionin e tij.

Dueli i fundit do të jetë për mundësinë që Benzmea të shkojë në finale dhe ta kenë edhe një medalje,  por përballë do të jetë armiku i tij i vjetër Thiago Silva që po kalon në formën e jetës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori