LAJMI I FUNDIT:

Pochettino ndihet krenar me lojën dhe paraqitjen e lojtarëve, përgëzon edhe Man Cityn pas kalimit në finale

Pochettino ndihet krenar me lojën dhe paraqitjen e lojtarëve, përgëzon edhe Man Cityn pas kalimit në finale

Mauricio Pochettino ka folur pas humbjes së Paris Saint-Germain në ndeshjen kthyese ndaj Manchester Cityt dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale.

PSG u mposht me rezultat 2-0 nga City në Etihad, ndërsa u eliminua pas rezultatit përfundimtar 4-1 nga dy ndeshjet.

Ky eliminim nuk është se ka lënë shumë shije të hidhur te trajneri i PSG-së, Pochettino, i cili ka përgëzuar skuadrën e tij për lojën e bërë.


Manchester City eliminon PSG-në, shkruan historinë duke kaluar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Manchester City eliminon PSG-në, shkruan historinë duke kaluar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

“Ne luajtëm ndeshjen që planifikuam të luanim. Filluam me të vërtetë mirë, duke krijuar shanse dhe duke dominuar Manchester Cityn. Kjo nuk është e lehtë. Jo shumë ekipe mund të dominojnë një ekip si Manchester City”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes.

“Ndonjëherë në futboll ju duhet një përqindje fati në disa periudha të lojës. Në fund, ata ishin klinikë. Ata shënuan nga një situatë ku ne po bënim presion lart, me një top të gjatë”.

“Kam nevojë të përgëzoj Manchester Cityn sepse ata po kalojnë një sezon fantastik. Pas gjashtë apo shtatë sezoneve të punës, Pep po bën mirë. Në të njëjtën kohë, ne ndihemi krenarë për lojtarët tanë dhe ekipin tonë”.

“Gjatë 180 minutave, për 40 ose 45 minuta kemi luajtur me dhjetë lojtarë. Ky është një avantazh i madh. Ky është futbolli, por ne garuam dhe ishim gjithmonë në lojë. Nuk ishte nata jonë”.

Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jam krenar me kualifikimin në finale, lojtarët e merituan
Lexo po ashtu Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jam krenar me kualifikimin në finale, lojtarët e merituan

Në fund, Pochettino foli edhe për mungesën e sulmuesit Kylian Mbappe.

“Ky nuk mund të jetë një justifikim. Ne jemi një ekip. Sigurisht, është pa fat që ai nuk ishte i gatshëm të ndihmonte ekipin, por kjo nuk është një justifikim. Ne nuk mund ta përdorim atë justifikim sepse performanca nga ekipi ishte i mirë”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori