LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jam krenar me kualifikimin në finale, lojtarët e merituan

Guardiola pas fitores ndaj PSG-së: Jam krenar me kualifikimin në finale, lojtarët e merituan

Pep Guardiola ka folur pas fitores së Manchester Cityt ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen kthyese gjysmëfinale dhe kalimit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

City ka triumfuar me rezultat 2-0 në Etihad ndaj Cityt falë dy golave të Riyad Mahrez dhe ka siguruar kalimin në finalen e madhe me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Triumfi në ndeshjen kthyese dhe kalimi në finale e kanë bërë të lumtur trajnerin Guardiola, i cili ka lavdëruar lojtarët për arritjen e madhe.


Manchester City eliminon PSG-në, shkruan historinë duke kaluar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Manchester City eliminon PSG-në, shkruan historinë duke kaluar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve

“Është finalja e parë evropiane për të gjithë ne dhe klubin. Jam tepër krenar dhe mendimet e mia të para janë me lojtarët që nuk luajtën sot. Ata të gjithë meritonin të luanin, të gjithë kanë dhënë një kontribut dhe tani është koha ta shijojmë atë”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Ne duhet ta fitojmë kampionatin dhe kemi dy ose tre javë për t’u përgatitur për finalen”.

“PSG vendosi shumë lojtarë në mes, ne luftuam shumë në pjesën e parë për presionin e lartë dhe ndryshuam në pjesën e parë”.

“Ne e ri-gjetëm topin më mirë në pjesën e dytë dhe ishim shumë më mirë në mënyrën se si kemi luajtur. 4-1 në tërësi kundër një ekipi që mundi Barcelonën dhe Bayerni do të thotë shumë për ne”.

Notat e lojtarëve, Mancheser City 2-0 PSG: Mahrez lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Mancheser City 2-0 PSG: Mahrez lojtar i ndeshjes

“Luftuam së bashku dhe jemi në finale të Ligës së Kampionëve dhe këto janë fjalë të këndshme. Njerëzit besojnë se është e lehtë të shkosh në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Kalimi në finale tani bëhet kuptimi i asaj që kemi bërë në katër ose pesë vitet e fundit. Çdo ditë këta njerëz kanë qenë të qëndrueshëm dhe kjo është e jashtëzakonshme”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori