LAJMI I FUNDIT:

Pfizer pret që vaksinimi kundër coronavirusit të zgjasë me vite të tëra

Pfizer pret që vaksinimi kundër coronavirusit të zgjasë me vite të tëra

Kërkesa për vaksinën e Pfizer kundër COVID-19 mund të zgjasë me vite dhe kështu të rritë të ardhurat e gjigantit farmaceutik amerikan.

Në tre muajt e parë të 2021, vaksina gjeneroi të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh amerikanë ndërsa qeveritë botërore u përpoqën të frenonin pandeminë. Të ardhurat nga shitjet e vaksinave pritet të arrijnë 26 miliardë dollarë këtë vit, që përfaqësojnë më shumë se një të tretën e shitjeve të Pfizer.


Parashikimi bazohet në kontrata të nënshkruara tashmë për 1.6 miliardë doza vaksinash që do të dorëzohen këtë vit. Pfizer tha se pret të rregullojë më shumë dërgesa këtë vit dhe të negociojë furnizimet në disa vende për 2022 e më tej, raporton bbc.

“Bazuar në atë që kemi parë, ne besojmë se kërkesa e vazhdueshme për vaksinën tonë COVID-19, e ngjashme me atë kundër gripit, është një rezultat i mundshëm”, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla.

Arrijnë në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer
Lexo po ashtu Arrijnë në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer

Vaksina me dy doza ishte produkti më i shitur i kompanisë në tremujorin e parë të 2021. Kostot dhe përfitimet e vaksinave ndahen përgjysmë midis Pfizer dhe partnerit të saj gjerman, BioNTech.

Pfizer dhe kompania rivale amerikane Moderna po përfitojnë nga shitja e vaksinave të tyre, ndërsa e kundërta po ndodh me AstraZenecan dhe gjigandi amerikan “Johnson&Johnson”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Evropa
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori