LAJMI I FUNDIT:

​KOSTT pret miratimin e 11 milionëshit për pagesën e rrymës në veri të Kosovës, opozita vazhdon të jetë kundër

​KOSTT pret miratimin e 11 milionëshit për pagesën e rrymës në veri të Kosovës, opozita vazhdon të jetë kundër
Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë të rregullt plenare. Si pikë, do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, në lidhje me kërkesën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Zyrtarë të KOSTT-it sqarojnë se rekomandimi i Komisionit për Ekonomi që i hap rrugë ndarjes së 11 milionë eurove përmes KOSTT-it për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore të Mitrovicës, bëhet i plotfuqishëm vetëm pas shqyrtimit dhe miratimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. KOSTT po ashtu tregoi nëse këto 11 milionë euro do të jenë për borxhin ndaj KEDS-sit dhe operatorit Elektro Sever.

Veprimi i mundshëm që lejon ndarjen e mjeteve nga KOSTT-i, po cilësohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) si diskriminues, i padrejtë dhe i papranueshëm. Ndërsa, në institucionin e Avokatit të Popullit nuk e kanë komentuar për KosovaPress rekomandimin e pagesës për rrymën në veri.


Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje po kundërshtohet edhe nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala i cili thotë se po rrezikohet financiarisht KOSTT-i.

Zana Bajrami-Rama, menaxhere për Komunikim dhe Relacione me Publikun në KOSTT, thotë se sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, rekomandimi i Komisionit Parlamentar paraqitet për shqyrtim dhe miratim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Sipas zëdhënëses, Bajrami-Rama, KOSTT është kompani publike me 100 për qind të aksioneve shtetërore dhe sipas Ligjit për Energjinë Elektrike të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Kosovës.

Në KOSTT po ashtu kanë thënë se me ndarjen e 11 milionë eurove për mbulimin e shpenzimeve të energjisë në veri, nuk rrezikohet financiarisht KOSTT-i, por edhe ritheksuan se zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme e situatës në pjesën veriore të vendit, e cila e zgjidh problemin e furnizimit dhe arkëtimit në një afat të shkurtër, është e domosdoshme.

“Sipas rekomandimit të Komisionit Parlamentar parashihet që KOSTT të marrë përgjegjësinë për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, për gjashtë muajt e ardhshëm si një fazë tranzitore deri në zgjidhjen e situatës në veri, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm. Shfrytëzimi i mjeteve të KOSTT, sipas rekomandimit të Komisionit Parlamentar, nuk rrezikon financiarisht KOSTT-in për këtë periudhë të paraparë tranzitore 6 mujore brenda së cilës parashihet që të zgjidhet çështja e veriut. KOSTT rithekson që është e drejtë e patjetërsueshme që të gjithë qytetarët e Kosovës të furnizohen me energji elektrike por edhe obligim i qytetarëve që të paguajnë shërbimin e pranuar. Andaj, zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme e situatës në pjesën veriore të vendit, e cila e zgjidh problemin e furnizimit dhe arkëtimit në një afat të shkurtër është e domosdoshme”, thuhet në një përgjigje me shkrim për KosovaPress nga Bajrami-Rama.

Mbulimi i shpenzimeve të rrymës në veri, emërimi i anëtarëve të bordit ri të ARKEP-it dhe përfundimi i afatit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve – top ngjarjet e javës në ekonomi
Lexo po ashtu Mbulimi i shpenzimeve të rrymës në veri, emërimi i anëtarëve të bordit ri të ARKEP-it dhe përfundimi i afatit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve – top ngjarjet e javës në ekonomi

Në KOSTT po ashtu kanë sqaruar nëse këto mjete prej 11 milionë eurosh do të ndahen për borxhin ndaj KEDS-sit dhe operatorit Elektro Sever.

“Jo. Këto mjete parashihet që të shfrytëzohen për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, për gjashtë muajt e ardhshëm si një fazë tranzitore deri në zgjidhjen e situatës në veri”, thotë ajo.

Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për konsumatorët e papërgjegjshëm.

Shala thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta ndërpres këtë praktikë, siç thekson ai të mbrapshtë të zbatimit të standardeve të dyfishta për qytetarë të të njëjtit vend. Teksa shton se nuk do të duhej të trajtojë qytetarët sipas përkatësisë etnike apo oportunitetit politik.

Ai po dyshon se për këtë ka ndonjë marrëveshje politike që Qeveria e Kosovës është e detyruar t’ua paguaj këto fatura. Si do që të jetë, Shala thotë se kjo qeveri duhet ta ndalë këtë praktikë, pasi nuk është e drejt në baza etnike për 20 vjet të vazhdon kjo dukuri pafundësisht.

“Ne në aspektin e të drejtave të njeriut, konsiderojmë se është e padrejtë, por edhe në aspektin ligjor është e kundërligjshme. Mendojmë se qeveria duhet të ndërmarr ndonjë veprim që këto t’i ndërpresë. Nuk është në rregull që pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës, që kanë një gjendje të rëndë ekonomike rregullisht i shlyejnë obligimet, në qoftë se vonohen një ditë i shkyçin nga rrjeti, ndërkaq dikush 20 vjet nuk paguan dhe kanë rrymë me bollëk dhe harxhojnë si të duan, prandaj, kjo është plotësisht e papranueshme dhe e padrejtë”, thotë Shala për KosovaPress.

Rekomandimi i propozuar nga deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe i mbështetur nga deputeti Armend Muja që i hap rrugë mbulimit të shpenzimeve të energjisë elektrike në veri, ishte kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala po kërkon nga KOSTT-i që mos ta zbatojë këtë rekomandim, pasi sipas tij, kjo bie ndesh me ligjet në fuqi dhe mendimin e Avokatit të Popullit.

“Bëj thirrje publike, KOSTT-i nuk duhet të ngutet, duhet ta qartësojë mirë çështjen ligjore, nuk është i obliguar KOSTT vetëm me këtë rekomandim të rrezikojë stabilitetin financiar të tij. Ka një vendim gjykate, ka një mendim të Avokatit të Popullit për këtë punë. Dhe kisha pas dëshirë që asnjë nga zyrtarët e KOSTT-it të mos ngutet dhe të bie ndesh me ligjin, sepse ky problem nuk do të përfundojë me një debat. Më vjen keq që e them, se shkalla e dytë e rrezikut është se përveç pagesës dhe subvencionimi që po i bëhet pjesës ilegale, operatorëve ilegalë, po shkatërrohet edhe kompania KOSTT që do të ketë pasoja ekonomike dhe strategjike për vendin”, thotë Shala.

Ai ngre dyshimet se me këtë veprim drejtues të KOSTT-it kanë rënë nën ndikimin dhe presionin e qeverisë, sepse sipas të cilit, KOSTT-i në këtë rast është viktimë.

“Më vjen keq të them, pjesë të ekipit menaxhues të KOSTT kanë rënë në ndikimin dhe presionin e qeverisë, sepse KOSTT-i këtu është viktimë, parimisht po rrezikohet mirëqenia ekonomike e një ndërmarrjeje që nuk guxon të rrezikohet, është strategjike ndërmarrja KOSTT. Nuk guxon të preket pjesa financiare e tij dhe të luhatet stabiliteti i tij financiar. Tani edhe kështu nëse thuhet se KOSTT i paguan, KOSTT është pjesë integrale, 100 përqind e shtetit, e parlamentit, e Kosovës. Është i njëjti buxhet, e njëjta para. Pra, për taktika politike, për të hedhur hi syve tanimë Qeveria Kurti po dëshiron që paranë publike ta çon në drejtim të veriut përmes portës së dytë, përmes KOSTT-it, duke bërë dëm dyfish më të madh”, thekson Shala.

Komisioni Parlamentar, të mërkurën me rekomandim të ideuar dhe mbështetur nga deputetë e VV-së të mërkurën ka votuar pro ndarjes së 11 milionë euro prej KOSTT-it për pagesën e rrymës të shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore. Kundër kësaj ishin deputetët e opozitës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori