LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Parkun e Gërmisë

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Parkun e Gërmisë
Foto: Arkiv

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lëshuar një urdhëresë përmes së cilës sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Parkun e Gërmisë.

Në urdhëresën e publikuar nga Ahmeti, thuhet se do të lejohen vetëm automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi” dhe të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente.


Kjo bëhet për shkak të ndalimit të tollovisë në Parkun e Gërmisë dhe mbrojtjes nga Covid-19.