LAJMI I FUNDIT:

Allegri viziton Torinon, shtohen zërat për marrjen e drejtimit të Juventusit

Allegri viziton Torinon, shtohen zërat për marrjen e drejtimit të Juventusit

Massimiliano Allegri ishte dje (e enjte) në Torino, dhe kjo thuhet se është një tregues më shumë se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit.

Juventusi po lufton për një vend në top katërshe këtë sezon në Serie A, por Andrea Pirlo mund të shkarkohet pavarësisht nga pozicioni i Bianconerëve në fund të sezonit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-mesfushorin italian në stolin e Zonjës së Vjetër.


Fakti që ai u pa në Torino dje (e enjte) dëshmon se ai mund të kthehet në klub dy vjet pasi u shkarkua.

Trajneri italian ende zotëron një shtëpi në Torino dhe djali i tij luan futboll në një ekip me qendër në qytetin alpik.

Raporti konfirmon që Fabio Paratici dhe Pavel Nedved do të largohen nga klubi nëse Allegri kthehet dhe e ardhmja e Andrea Agnelli është gjithashtu në dyshim.

Të dy, Paratici dhe Nedved shtynë Agnellin të shkarkojë Allegrin në vitin 2019 dhe kontratat e tyre skadojnë në fund të sezonit.

Drejtori i Exor, John Elkann thuhet se u takua me Agnellin në qendrën stërvitore të Juventusit të mërkurën për të diskutuar strategjitë e ardhshme të pronarëve të klubit.

Rezultatet e dobëta të Juventusit këtë sezon dhe pozicioni i Agnelli me UEFA-n dhe FIGC pas fiaskos së Superligës Evropiane mund të çojë në lamtumirën e tij.

Alessandro Nasi dhe Evelina Christillin janë midis kandidatëve për të zëvendësuar Agnelli ndërsa drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli mund të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Kalo në kategori