LAJMI I FUNDIT:

Arteta pas humbjes nga Villarreali: Golat e hershëm na çorganizuan, në pjesën e dytë filluam të ishim vetja

Arteta pas humbjes nga Villarreali: Golat e hershëm na çorganizuan, në pjesën e dytë filluam të ishim vetja

Mikel Arteta ka folur pas humbjes së Arsenalit në udhëtim te Villareali me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Topçinjtë nuk arritën të marrin një rezultat të mirë në udhëtim te klubi spanjoll, pasi i thyen pas vetëm pesë minutave, ndërsa pas gjysmë ore loje ishin në disavantazh prej dy golave.


Në pjesën e dytë, londinezët ishin diçka më të mirë duke shënuar një gol shprese dhe pikërisht pas ndeshjes këtë e ka thënë edhe trajneri Areteta, i cili mendon se ndeshja i takoi secilës skuadër nga një pjesë.

Villarreal mposht Arsenalin, por gjithçka mbetet e hapur
Lexo po ashtu Villarreal mposht Arsenalin, por gjithçka mbetet e hapur

“Arsyeja kryesore ishte që pasi pësuam golin, ne u çorganizuam… Ne nuk i dhamë vetes shansin për t’u vendosur në pjesën e tretë të fushës për të bërë atë që donim të bënim”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes.

“Ne e filluam pjesën e dytë me të njëjtët lojtarë në një mënyrë krejt tjetër. Ne kemi luajtur me tre sulmues ndonjëherë, dhe nuk kemi shënuar asnjë gol shumë herë në sezon, kështu që është një vendim që unë kam marrë dhe kaq”.

“Pas mënyrës së zhvillimit të lojës, ju duhet të merrni rezultatin. U zhvilluan dy pjesë lojë të ndryshme. Ne filluam të ishim vetja dhe pjesa e parë kishte kaq shumë momente që nuk ishim vetja”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori