LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Marrëveshja e Washingtonit nuk besoj se është menduar të implementohet

Kurti: Marrëveshja e Washingtonit nuk besoj se është menduar të implementohet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, foli edhe për Marrëveshjen e Washingtonit.

Sipas tij, marrëveshja nuk është bërë për t’u implementuar pasi nuk ka parë ndonjëherë marrëveshje mbi një faqe ku futet gjithçka në të.

“Marrëveshjet e 4 shtatorit janë zotime të dyfishta unilaterale me një listë zotimesh. Nuk kam parë asnjëherë në jetën time një faqe e gjysmë zotime. Sikur të ndodhte që gjatë shkrimit të tyre dikush të thotë mos keni harruar edhe atë ose atë tjetrën. Nuk besoj që është menduar të implementohet, duhet ta shohim sidoqoftë si diçka pozitive”, tha Kurti.


Por, kryeministri shtoi se ka edhe elemente pozitive në atë marrëveshje.

​Kurti para Parlamentit Evropian prezanton katër hapat për rifillimin e dialogut
Lexo po ashtu ​Kurti para Parlamentit Evropian prezanton katër hapat për rifillimin e dialogut

Ndërkaq, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, para Parlamentit Europian ka thënë se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo aspekt, përfshirë edhe ruajtjen e shtetësisë së Kosovës.

Për “non-papers” ajo tha se s’duhet kushtuar vëmendje meqë, sipas saj, janë për të përhapur frikë te qytetarët e Kosovës.

“Është mirë që jeni mirëpritur nga të gjitha institucionet e BE-së. Sigurisht që ka pritje të mëdha nga kryeministri i Kosovës që do ta mbështesni aktivisht dialogun që do lehtësohet nga Miroslav Lajçak. E di që ka një lloj ngurrimi apo rezervimi nga ana juaj dhe kjo mund të jetë e kuptueshme, por duam t’iu ofrojmë mbështetje në pjesëmarrje në këtë dialog politik për aq sa mundemi”, tha më tej.

Tutje theksoi se BE e mbështet Kosovën dhe qëndron krah për garantimin e shtetësisë së saj.

“Jemi të gatshëm t’iu mbështesim në çdo gjë që iu duhet dhe qëndrojmë në krahun e Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj. Nuk iu kushtojmë aq shumë vëmendje këtyre “non-papers”. E dimë se çka ka prapa tyre për të përhapur frikën dhe për të provokuar”, tha Cramon./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori