Në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm të Parlament Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do ta neglizhojnë dialogun me Serbinë.
Kurti gjatë fjalimit të tij ka prezantuar katër hapat për rifillimin e dialogut me Serbinë, transmeton Telegrafi.
“I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të qonin ngjarje të paparashikuara.
E dyta është pranimi i të vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe krimet e të kaluarës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to.
Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur problemet. Kosova nuk është çështje në dialog, por palë e dialogut dhe se kjo duhet të jetë e qartë para çdo raundi të ri të bisedimeve me Serbinë.
Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar. Dialogu nuk mund të jetë për karrierën e politikanëve, por të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ne duhet të ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale, siç është fati i të pagjeturve. Ky është dialogu që duhet të ndjekim.
Kurti shtoi se Kosova do normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
“Ne kemi fituar me sloganin ‘Punë dhe drejtësi’ në mes të pandemisë. Nuk e neglizhojmë dialogun me Serbinë, duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por normalizimi nuk mund të jetë në dëm të interesave tonë. Duam të bëjmë normalizim të marrëdhënieve dhe të vendeve tona. Të largohemi nga logjika e këmbimeve e territoreve, vendet duan të dalin më mirë nga dialogu. Dialogu nuk ka të bëjë më shpëtimin e politikanëve. Punë dhe drejtësi dhe pandemia COVID-19, por edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.
Po ashtu, kryeministri theksoi se Beogradi po dëshiron të akuzojë Kosovën për Shqipërinë e madhe.
“Shqipëria e Madhe ka ekzistuar për ca vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu Beogradi po dëshiron të na akuzojë neve duke u përpjekur të krijojë Serbinë e Madhe. Kështu që në fund ne marrim emrin dhe etiketën dhe ata marrin territorin”, tha tutje.
Si përfundim, Kurti deklaroi se dialogu nuk ka alternative dhe duhet të zgjedhin çështjet e hapura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti