LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Italisë do të zhvillohet me shikues

Kupa e Italisë do të zhvillohet me shikues

Finalja e Kupës së Italisë midis Atalantas dhe Juventusit që zhvillohet më 19 maj do të ketë deri në 20 për qind të kapacitetit të shikuesve në stadium.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Mapei në Reggio Emilia, që është shtëpia e klubit të Serie A, Sassuolo.


Lajmi u konfirmua nga nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa pas një kërkese nga FIGC për të parashikuar hapjen e ngjarjeve sportive më 1 qershor për këtë rast të veçantë.

“CTS po studion protokollin për të lejuar tifozët të futen në stadium dhe të marrin pjesë në ngjarje duke pasur siguri, duke respektuar plotësisht normat anti-COVID”, deklaroi ai.

CTS është Komiteti Shkencor Teknik, i cili refuzoi një kërkesë të mëparshme për të lejuar tifozët në stadiume nga 1 maji.

Italia po ashtu po angazhohet për të paktën 25 për qind të kapacitetit për Stadio Olimpico në Romë, pasi nga 11 qershori zhvillohen katër ndeshjet të Euro 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori