Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës përmes një letre publike drejtuar Ministrit të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati, i kanë kërkuar atij që të ndajë kohë për të diskutuar me ta, për siç thonë ata “të gjitha obligimet financiare që ka Qeveria ndaj punëtorëve të arsimit”.
Përmes një komunikate për medie, SBASHK-u ka deklaruar se i kanë dërguar dy shkresa zyrtare për takim ministrit Murati, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Edhe një herë me mirësi kërkojmë nga ju që të gjeni kohë e hapësirë në agjendën tuaj e të ulemi e bisedojmë për realizimet e të gjitha obligimeve financiare që ka Qeveria ndaj punëtorëve të arsimit, e në veçanti si çështje urgjente është edhe çështja e mësimdhënësve me sëmundje të rënda”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Në letrën publikuar drejtuar ministrit, SBASHK-u ka theksuar se as shtesat në paga për muajin mars nuk janë ekzekutuar.
“I nderuari Ministër, z.Murati, ashtu siç iu kemi njoftuar edhe në shkresën e dërguar me 1 prill 2021 dhe 14 prill 2021, shtesat për punëtorët arsimor sipas vendimit të Qeverisë nr. 08/65 i datës 18.02.2021 – pika 8 e këtij vendimi, i cili obligon Ministrinë e Financave, Punës e Transfereve (MFPT) për t’i ekzekutuar këto shtesa, por nuk janë realizuar për muajin mars e njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju”, thuhet ndër të tjera në letër.
SBASHK-u rikujton po ashtu se “muaji prill është muaji kur bëhet ngritja e përvojës së punës për një vit dhe shpresojmë që ne pagat e muajit prill kjo ngritje do të pasqyrohet në listat e pagave”.
“Në veçanti si çështje urgjente është edhe çështja e mësimdhënësve me sëmundje të rënda, të cilët janë liruar nga puna me pagesë të plotë sipas master-planit të MASHTI-t e aprovuar nga Qeveria me nr. 01/27 i datës 26.08.2020, por që ditëve të fundit kanë filluar që këta punonjës t’i ftojnë për kthim në punë, me arsyetimin se MFPT nuk ia ka bartur mjetet financiare komunave për t’i paguar të punësuarit që zëvendësojnë këtë kategori dhe në pikën 4 të Vendimit të Qeverisë për stafin esencial, të cilën ndonjë DKA mund ta ketë lexuar e kuptuar gabimisht sepse në kohën kur Qeveria e Kosovës po angazhohet të mbroj punëtorët shtatzëna duke i liruar nga obligimi për paraqitje në vende pune, është veprim jo human të kërkohet që punëtorët e sëmurë rënd të kthehen në punë sepse prekja me Covid për ta do të kishte pasoja fatale dhe për këtë dikush duhet të jetë përgjegjës”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City