Kosova pritet të ketë sërish rritje ekonomike gjatë vitit 2021, pas recesionit të 2020-së, më i rëndi i regjistruar ndonjëherë në rajon.
Kështu vlerëson Banka Botërore e cila thekson se pas goditjes së rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, që rezultoi me një tkurrje të aktivitetit ekonomik të rajonit në një nivel të vlerësuar prej 3.4 për qind në vitin e kaluar, rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të rritet me 4.4 për qind në vitin 2021.
Sipas BB-së, ekonomia e Kosovës shënoi tkurrjen e saj të parë në vitin 2020, që u nxit nga një rënie domethënëse e eksporteve të shërbimeve të udhëtimit, të ndërlidhura me diasporën dhe nga rënia e investimeve.
“Tkurrja u zbut nga masat mbështetëse qeveritare, dhe nga rritja e remitancave dhe eksporteve të mallrave. Deficiti buxhetor u rrit më shumë se dyfish në vitin 2020, duke arritur 7.6 për qind të BPV-së në 2020, nga 2.9 për qind në 2019, i nxitur nga rënia e të hyrave dhe nga kostoja e masave për mbështetjen e rimëkëmbjes. Sektori financiar i Kosovës e përballoi mirë pandeminë. Deri në fund të vitit 2020, mjaftueshmëria e kapitalit ishte mbi kërkesat rregullatore dhe norma e kredive jo-performuese u rrit pak krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin e BB-së.
Rimëkëmbja ekonomike do të jetë graduale edhe në Kosovë, në përputhje me trendin botëror, aktiviteti real do të arrijë nivelet para-pandemike vetëm në 2022. Rimëkëmbja do të udhëhiqet nga një rritje e eksporteve dhe e konsumit.
Rritja ekonomike parashikohet të mbetet në mbi 4 për qind në periudhën afatmesme. Perspektiva e parashikuar bazohet mbi supozimet e relaksimit të kufizimeve të lëvizjes së udhëtarëve ndërmjet Evropës dhe Kosovës, pa masa të mëtejshme të rrepta të lëvizjes për frenimin e pandemisë në vend, një ringjallje të rritjes në Eurozonë, dhe një rritje në çmimet e metaleve bazë dhe mineraleve.
BB thotë se pandemia ndërpreu progresin e arritur gjatë një dekade në vendet e rajonit në rritjen e të ardhurave dhe uljen e varfërisë, ndërkohë që tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor kanë mundur të rikuperojnë vetëm gjysmën e vendeve të punës të humbura për shkak të pandemisë – duke lënë të papunë një numër të lartë personash dhe duke i detyruar shumë të tjerë të braktisin tërësisht tregun e punës.
Megjithëse norma e papunësisë pësoi rënie – nga 13.5 për qind në 2019 në 12.6 për qind në 2020 – kjo erdhi kryesisht si rezultat i rritjes së numrit të personave joaktivë, ndërsa numri total i vendeve të punës të humbura në rajonin e Ballkanit Perëndimor arriti afërsisht në 70 mijë në fund të vitit 2020. Për më tepër, këto humbje prekën në mënyrë disproporcionale shtresat më të cenueshme të popullsisë në rajon, përfshirë gratë dhe të rinjtë – ku norma e papunësisë së të rinjve u rrit në 33.6 për qind në 2020, duke ndërprerë në këtë mënyrë trendin rënës të saj gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas raportit, përpjekjet e politikave në rajon duhet të vijojnë të përqendrohen në mënyrë të vendosur në luftën kundër pandemisë, zvogëlimin e kostove sociale dhe mbështetjen e rimëkëmbjes.
Të gjitha vendet e rajonit duhet të garantojnë pajisjen e sistemeve të tyre shëndetësore me burime të mjaftueshme për blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave, testimin, terapitë, pajisjet e mbrojtjes personale si dhe përmirësimin dhe mirëmbajtjen e mjediseve të kujdesit shëndetësor.
Investimet në arsim, dixhitalizim dhe projekte të tjera në infrastrukturë si dhe iniciativat e gjelbra duhet të kenë gjithashtu përparësi, pasi ato mund të përshpejtojnë tranzicionin e nevojshëm drejt uljes së varësisë ndaj karbonit, ndërsa vendet dalin nga situata e pandemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025